ZYRTARE/ Konfirmohet lajmi i “Panorama Sport”, Partizani gjen numrin 6 për sezonin e ri. Firmos me lojtarin që i doli emri në kampionatin francez

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Gusht 11, 2025 | 23:45

ZYRTARE/ Konfirmohet lajmi i “Panorama Sport”, Partizani gjen numrin 6 për sezonin e ri. Firmos me lojtarin që i doli emri në kampionatin francez

Partizani ka siguruar firmën e një elementi cilësor i cili pritet që të shtojë vlerën e mesfushës së skuadrës së drejtuar nga Mladen Milinkoviç. Keniani Obiero Amos Nondi, tashmë është pjesë e të kuqve.

obiero

Siç kishte bërë të ditur “Panorama Sport”, lojtari për të cilin është interesuar edhe Paris FC në Francë, tashmë do të bëhet “numri 6” që kërkonte prej kohësh klubi i kuq. Futbollisti vjen pas eksperiencës në Armeni, por më parë ka luajtur edhe në kampionatin gjeorgjian, ndaj ka njohuri për futbollin europian.

NJOFTIMI I PARTIZANIT

FK Partizani me kënaqësi zyrtarizon afrimin më të ri në merkato Obiero Amos Nondi. Mesfushori nga Kenia njëkohësisht pjesë e përfaqësueses së Kenias ka nënshkruar me të kuqtë një kontratë 1+1. Nondi i bashkohet Partizanit pas dy sezoneve te ekipi Ararat Armenia, ku në kampionatin armen ka spikatur me paraqitjet e tij. 26 vjeçari pasi ka kaluar me sukses vizitat mjekësore i është bashkuar ekipit.

PANORAMASPORT.AL