ZYRTARE/ Konfirmohet lajmi i “Panorama Sport”, Kukësi firmos me ish-mbrojtësin e Laçit

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Korrik 3, 2021 | 15:31

ZYRTARE/ Konfirmohet lajmi i “Panorama Sport”, Kukësi firmos me ish-mbrojtësin e Laçit

Ashtu siç njoftoi dhe “Panorama Sport” gjatë ditës së sotme, Donald Rapo është lojtari i ri i Kukësit. Këtë lajm e ka publikuar vetë skuadra verilindore me anë të një postimi në profilin e saj zyrtar në rrjetin social “Facebook” duke i uruar mirëseardhjen mbrojtësit 30-vjeçar. Donald Rapo transferohet tek Kukësi pas eksperiencës që kishte në Superligën e Kosovës me Drenicën. Mbrojtësi i njohur ka mbajtur veshur gjithashtu edhe fanellat e Burrelit, Luftëtarit dhe Laçit.

DONALD RAPO

NJOFTIMI I KLUBIT TË KUKËSIT –

“Zyrtare! Donald Rapo eshte zyrtarisht futbollist i Kukesi

✍? Futboll Klub Kukesi njofton se mbrojtesi Donald Rapo eshte zyrtarisht futbollist i Kukesit. Klubi ka arritur marreveshje me mbrojtesin 30 vjecar, duke firmosur kontrate per 2 sezonet e ardhshme.

⚽️ Rapo vjen ne klubin e Kukesit nga skuadra e Drenices ne kampionatin e Kosoves, por eshte njohes i mire i kampionatit tone teksa ka qene pjese e skuadres se Burrelit, Luftetarit e Lacit.

? Klubi i Kukesit i uron Rapos shume suksese me fanellen e Kukesit! Miresevjen Donald!

“Pas bisedes qe kisha me drejtuesit e klubit, vendosa te rikthehem ne Kategorine Superiore duke qene se Kukesi eshte nje skuader qe lufton gjithmone per trofe. Do te mundohem te jap me te miren time per fanellen e Kukesit dhe shpresoj qe te fitoj trofe e te rikthejme titullin kampion. Forca Kukesi!”, tha Rapo ne fjalen e tij te pare si futbollisti yne.

Skeda e Lojtarit:

Emri: Donald Rapo

Mosha: 30 vjeç

Kombësia: Shqiptar

Gjatësia: 1.83 m

Pozicioni: Mbrojtes i majte

Klubet e mëparshme: Burreli, Luftetari, Laci, Drenica

? Powered by @photosport.al”


PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"