ZYRTARE/ Kanadezi kalon provën, Tirana prezanton një tjetër risi për sulmin
Klubi i Tiranës ka bërë zyrtar një tjetër afrim në merkaton e verës për sezonin e ri. Klubi bardheblu ka bërë të ditur se pjesë e ekipit do të jetë edhe Oluabori Falaje.

Futbollisti 26-vjeçar, i cili siç kishte bërë të ditur “Panorama Sport” ishte pa skuadër që nga shkurti i këtij viti, ka qenë prej javësh në provë te bardheblutë, duke marrë më në fund dritën e gjelbër nga stafi teknik për t;iu bashkuar ekipit për këtë edicion.
NJOFTIMI I TIRANËS
“Oluëabori Falaye është futbollisti më i ri i KF Tirana. Sulmuesi 26-vjeçar vjen si vlerë e shtuar në kryeqytet pas eksperiencave me skuadra si Alemannia Aachen, FSV Frankfurt. Bardh e blutë vijojnë përgatitjet intensive në kuadër të nisjes së sezonit të ri.”
PANORAMASPORT.AL













