Postuar: Gusht 28, 2025 | 22:32
ZYRTARE/ Ishte në një skuadër me dy ish-futbollistë të Kombëtares, Partizani prezanton mesfushorin që për herë të parë do të…
Arafat Doumbia është zyrtarisht lojtar i Partizanit. 20-vjeçari ka firmosur pak çaste më parë me të kuqtë dhe lajmi është bërë i ditur nga vetë klubi.

Eksperienca e fundit e Doumbias ishte me CR Belouizdad në Algjeri. Te këto të fundit u transferuan këtë verë Endri Çekiçi dhe Redon Xhixha. Për Partizanin ky është përforcimi i tretë në mesfushë këtë verë, ndërsa më parë janë prezantuar Hjumen dhe Nondi.
NJOFTIMI
20 vjeçari ka nënshkruar me të kuqtë për 4 sezone me opsion rinovimi edhe për një tjetër vit.
Pas eksperiencës në kampionatin algjerian me CR Belouizdad, Partizani do të jetë aventura e tij e parë në Europë.
PANORAMASPORT.AL













