Postuar: Shtator 8, 2025 | 14:44
ZYRTARE/ Golin e fundit e shënoi në Kupë, sulmuesi i Kombëtares U-21 rikthehet te Slavia Praga
Elmedin Rama është rikthyer te Slavia e Pragës. 20-vjeçari do të jetë kështu pjesë e ekipit B, që zotëron kartonin e tij prej vitit 2023.

Rama po luante me Pardubicen në Çeki ku numëroi 5 ndeshje. Sulmuesi i Kombëtares U-21 madje kishte shënuar gol në Kupë në fundin e muajit gusht.
Talenti i sulmit e ka kontratën të vlefshme me Slavian deri në fundin e këtij edicioni. Mundësia për të luajtur me ekipin A akoma nuk ka ardhur për të.
PANORAMASPORT.AL













