Postuar: Korrik 29, 2025 | 23:55
ZYRTARE/ Gega e donte te Partizani dhe më pas e kontaktoi Tirana dhe Vllaznia, ish-lojtari i Kombëtares zgjedh të rikthehet te…
Valon Ahmedi është lojtari më i ri i Neman Grodno. Ish-lojtari i Kombëtares ka firmosur kontratë të vlefshme deri në fundin e vitit, pasi vendosi të rikthehet në Bjellorusi.

Ahmedi nuk ka luajtur asnjëherë në Superiore dhe pse disa herë është lidhur me transferimin në Shqipëri. Vite më parë ishte Skënder Gega, që 30-vjeçari tregonte se e kërkoi te Partizani.
Verën e kaluar ishte radha e Vllaznisë dhe Tiranës për të shprehur interes. Akordi me fantazistin nuk u arrit.
Ahmedi ka pasur një karrierë të pasur deri tani. Kështu ka luajtur me Soligorskin, Celjen, Mariborin, Shkëndijën, Kiriat Shmonan, Sudtirol, Inter Zapresiç dhe Rabotniçkin.
PANORAMASPORT.AL













