ZYRTARE/ Fitoi gjithçka me Egnatian, Flamurtari prezanton sulmuesin e radhës pas Bintsukës së Partizanit

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shkurt 4, 2026 | 22:21

ZYRTARE/ Fitoi gjithçka me Egnatian, Flamurtari prezanton sulmuesin e radhës pas Bintsukës së Partizanit

Redi Kasa është zyrtarisht lojtar i Flamurtarit. Ai është prezantuar pak çaste më parë nga kuqezinjtë përmes një postimi në rrjetet sociale. 

kasa

Goditja e Flamurtarit shikohet e bujshme në Superiore, për shkak të kontributit që Kasa kishte më parë me Egnatian. 24-vjeçari i fitonte të gjitha në Rrogozhinë, kampionatin, Kupën dhe Superkupën. Vlonjatët e kanë transferimin e dytë për sulmin në pak kohë, pas afrimit të Arshonzh Bintsukës nga Partizanit si huazim.

NJOFTIMI I PLOTË

Zyrtare | Përforcim i ri në sulm 🔴⚫

Sulmuesi Redi Kasa i bashkohet Flamurtari F.C., duke shtuar energji në repartin ofensiv ⚽️
24-vjeçari vjen nga SC Gjilani, i gatshëm për një kapitull të ri me fanellën kuqezi.

Emri: Redi Kasa
Datëlindja: 01.09.2001
Shtetësia: Shqipëri 🇦🇱
Gjatësia: 1.85 m
Pozicioni: Qendërsulmues
Klubi i fundit: SC Gjilani

Mirë se erdhe në Vlorë dhe suksese ❤️🖤
#njepassion
#njedashuri
#forcaflamurtari

PANORAMASPORT.AL