Postuar: Janar 31, 2026 | 17:57
ZYRTARE/ Egnatia “blindohet” në sulm, merr lojtar direkt nga elita e futbollit portugez
Alfonso Rodrigez është zyrtarisht lojtar i Egnatias. Kampionët e Shqipërisë prezantuan sot sulmuesin, që afrohet pas eksperiencës me Tondelën.

23-vjeçari që luan në krahun e djathtë është raportuar se firmos për dy vite e gjysmë. Po ashtu Tondela ruan 50% të kartonit, në rast se Egnatia përfiton nga një shitje e mundshme e tij.
Egnatia prezantoi sot edhe portierin gjeorgjian Levan Tandilashvili. Kështu nuk do të jetë çudi nëse Dajsinani do të largohej.
Njoftimi i klubit:
“Alfonso De Oliveira Rodrigues është sulmuesi që i bashkohet Egnatias.Mirë se erdhe dhe suksese!”
PANORAMASPORT.AL













