Zhgënjim i madh në Bullgari, klubi përgatit vendimin drastik për Kevin Dodajn

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Dhjetor 16, 2025 | 23:39

Zhgënjim i madh në Bullgari, klubi përgatit vendimin drastik për Kevin Dodajn

Kevin Dodaj mund të huazohet nga CSKA te Botev Vratsa. Klubi bullgar raportohet i detyruar për këtë lëvizje brenda vendit, për shkak të numrit të lojtarëve të huaj që lejohen.

1737476092_kevindodaj

Kevin Dodaj është në listë me Keini Sanian dhe Brian Korodobën te CSKA. Bëhet fjalë për tre futbollistë, që nuk gëzojnë pasaporta të BE-së dhe bëhen pengesë për rregullat e futbollit bullgar duke qenë jashtë llogarive.

Dodaj nuk gëzon hapësira, për këtë edhe klubi e ka jashtë llogarive. Dodaj nuk futet te dëshirat e trajnerit Hristo Janev. Për 20-vjeçarin u raportuan 450 mijë euro të paguara nga CSKA e Sofjes gjatë verës, kështu klubi nuk është i gatshëm të heqë dorë nga kartoni.

PANORAMASPORT.AL