Zënka dhe goditje, IDS nuk di të ndalet
U zhvilluan dje katër nga pesë ndeshjet e javës së 6-të të Grupit A në Kategorinë e Tretë. Ndeshja që pritej me mjaft interes ka qenë ajo ndërmjet Tirana B dhe Valbona, ndërsa në ndeshjet e tjera vlen për t’u përmendur surpriza që ekipi i Golemit u bëri kryesuesve të IDS. Ndeshje e nivelit të lartë ka qenë Internacional–Shkëndija e Tiranës, ndërsa me nivel të dobët dhe lojë të rëndë ka qenë ajo ndërmjet Jehona të Kozarës dhe Pashtrikut të Hasit, ku Xhelili i Kozarës u detyrua të lërë fushën e lojës pas një dëmtimi në sy për shkak se u godit me bërryl.
Ndeshjet Në ndeshjen e parë ndërmjet IDS Tirana dhe Golemit ka pasur shumë gola dhe spektakël. Fillimisht ka kaluar në avantazh IDS me anë të Rebit në minutën e 38- të. Fillimi i pjesës së dytë ka nisur me gol për miqtë që kanë surprizuar me anë të të sapofuturit në lojë, Aldo Murrizit. Tashmë loja hyn në faza interesante që sigurisht e tensionuar është skuadra e IDS që kërkon golin e fitores dhe pas 10 minutash ata ia arrijnë qëllimit me anë të Rebit. Në të 64-n është sërish futbollisti gjirokastrit që realizon golin e tretë personal dhe për ekipin gjithashtu. Një ndeshje mjaft e fortë dhe tepër burrërore ka qenë ajo ndërmjet Internacionalit dhe Shkollës së Mjeshtërisë “Loro Boriçi”, ku të dyja shkollat kanë shpalosur talentet e tyre. Në pjesën e dytë, në radhët e Internacionalit ka pasur edhe nervozizëm, pas një përplasjeje mes portierit Malaj dhe mbrojtësit Koçi. Në fund është Azizi që shënon me penallti dhe i jep fitoren Internacionalit. Ndeshja ndërmjet Jehonës së Kozarës dhe Pashtrikut ka qenë e një niveli mjaft të dobët, por edhe mjaft e rëndë. Skuadra e Kozarës ka luajtur më mirë dhe ka qenë më e qartë teknikisht. Në një prej aksioneve ka ardhur edhe goli i parë për Kozarën që shënon me anë të Fejzo Marrës në minutën e 67-të. Pashtriku, ndryshe nga herët e tjera, nuk ka qenë në lojën e vet, pasi shfaqi dobësi në mbrojtje dhe në sulm. Megjithatë, Bregu arrin të barazojë shifrat në minutën e 80-të. Gjatë një dyluftimi në këtë takim, Xhelili i Jehonës dëmtohet në sy pas goditjes me bërryl nga një futbollist kundërshtar dhe në këtë mënyrë lë fushën e lojës për të marrë mjekimin e duhur. Ndeshja e fundit e ditës së djeshme ka qenë ajo që pritej më me interes, ku ndesheshin dy skuadrat pretendente në këtë grup, Tirana B dhe Valbona. Skuadra tropojane në këtë takim ka qenë më e qartë dhe ka pasur epërsi gjatë pjesë së parë, duke e kërkuar golin që në minutat e para. Është Lloji në të 11’ që ka realizuar. Pas këtij goli skuadra kryeqytetase ka qenë më kërkuese dhe në të 43-n Bulku barazon për Tiranën. Pjesa e dytë ka qenë edhe më e mirë, por nuk ka pasur gola, pasi të dyja skuadrat mbroheshin mjaft mirë dhe kanë përdorur më shumë kundërsulmin. Për kryeqytetasit në këtë takim janë dalluar Kacoli, Kosova, Lita, Kurti e Muça, ndërsa nga ekipi tropojan Qelija, Kërnaja, Hyka e Lloji.
Vangjeli: E ndërtuam ekipin për 1 vit
Pas ndeshjes së djeshme, trajneri i IDS-së, Artan Vangjeli, u shpreh: “Jemi me hap kryesuesi dhe kjo ka ardhur në sajë të një pune gati 1- vjeçare. Ju e dini fare mirë se fillimisht ekipi ynë ishte një skuadër amatore ku pësonte edhe 19 gola në një takim, ndërsa sot jemi një nga ekipet pretendente dhe kryesojmë me meritë. Për këtë dua të falënderoj të gjithë lojtarët pa përjashtim. Nga Fatmir Lamcaj, administrator i skuadrës IDS, kemi lajmin e mirë që së shpejti fillojnë punimet për kompleksin e ri sportiv me tri fusha futbolli për skuadrën. Kompleksi do të ndërtohet pranë Zogut të Zi në kryeqytet. Gjithashtu, dua të shpreh falënderimet ndaj prof.Telman Përlekën që na qëndron afër”.
INTERNACIONAL–SHKËNDIJA T. 1-0
GOLI: Azizi 93’(p)
INTERNACIONALE: Malaj, Koçi, Gjikolaj, Bregasi, Biba, Azizi, Vllacaj, Mehaj (Rexha 82’), Fekollari, Pjetri (Maksuti 68’), Korkuti. Trajner: M.Vllacaj
SHKËNDIJA T: Merdanaj, Perlesi, Çipa, Gjergji, Hajdari, Koçi, Milla, Shkreta, Peshku (Rizai 88’), Çanaku (Kuçi 48’), Gjuta. Trajner: L.Sulkaj
KARTONË TË VERDHË: Azizi 14’, Vllacaj 3-0’, Biba 89’
GJYQTARË: R.Muska, F.Shkëmbi, L.Cani (Tiranë)
DELEGAT: Besian Sina (Tiranë)
JEHONA KOZARË–PASHTRIKU 1-1
GOLAT: F.Marra 67’/ Begu 80’
JEHONA K.:Çela, Xh.Xhelili (N.Marra 56’), Meçi, Ruçi, Haxhiu, F.Marra, L.Marra (Llangozi 77’), H.Marra, Sala, O.Xhelili, Dyrmo. Trajner: B.Fraholli
PASHTRIKU: Qarri, Kovaçi, Bushi, Brasha, Xhebexhia, Myzyri (Dajçi 67’), Qema (Begu 67’), Alf.Gradica, Arj.Gradica, Bardhoshi, Cahani. Trajner: H.Morina
KARTONË TË VERDHË: Sala 54’/ Alf.Gradica 54’, Kovaçi 68’
GJYQTARË: Xh.Mema, A.Demiraku, B.Grepi (Durrës)
DELEGAT: Ardit Bozo (Tiranë)
TIRANA B–VALBONA 1-1
GOLAT: Bulku 43’/ Lloji 11’
TIRANA B: Çela, Kurti, Jaupllari (Nino 46’), Lala, Lita (Bulku 29’), Xhafa, Kosova (Toli 76’), Kacoli, Muça, Roshi, Taku. Trajner: I.Muça
VALBONA: Kraja, Çota, Lloji, Manja, Sallaku, Bode, Këlliçi, Muçaj (Vataj 46’), Qelia, Kërnaja (Roda 46’), Hyka (Gjergji 46’). Trajner: S.Koka
KARTONË TË VERDHË: Muça 11’/ Manja 40’
GJYQTARË: A.Stolaj, E.Morina, M.Shazivari (Tiranë)
DELEGAT: Aldo Gaçi (Tirana)
IDS TIRANË–GOLEMI 4-2
GOLAT: Rebi 38, 58’, 64’, Domi 87’/ Murrizi 48’, Murati 74’
IDS: Sejdini, Musteqja (Domi 46’), Molla, Hysko, Evangjeli, Basha, Mziu, Kotarja, Rebi, Hysa, Haxhiraj. Trajner: A.Vangjeli
GOLEMI: Koka, Lila, Salimi (Çaushi 40’), Sinani, Ziaj, Shahini, Malaj, Jaho, Liçaj (Murrizi 38’), Gjuzi (Xhihani 64’), Murati. Trajner: A.Mullaliu
KARTONË TË VERDHË: Sejdini 79’/ Murrizi 52, Gjuzi 79’
GJYQTARË: E.Bastari, D.Tomori, A.Zalla (Tiranë)
DELEGAT: Argid Shena (Tiranë)
ABDULLA DUSHKU













