Xhixha jashtë dhe Ernestin e torturon kavilja, si pritet të rreshtohet Tirana në derbi
Në fushë, grupi ka pasur lajme pozitive një ditë para sfidës me Dinamon. Emanuel Ernest është bashkuar me skuadrën, duke hedhur pas dëmtimin që e mbajti jashtë përballjes me Egnatian.
Rikthimi i tij i jep më shumë alternativa repartit ofensivë dhe rrit konkurrencën në vijën e parë. Ndërkohë, Henry Marku është stërvitur por nuk është gati dhe Rimal Haxhiu vazhdojë të jenë jashtë për shkak dëmtimi dhe do të mungojnë edhe në këtë ndeshje, duke kufizuar zgjedhjet e trajnerit në disa reparte.
XHIXHA – Vëmendje e veçantë i është kushtuar situatës së Redon Xhixhës. Sulmuesi vazhdon të jetë i pamundur. Gjithçka tregon se aktivizimi i tij ndaj Dinamos ditën e shtunë është pothuajse i pamundur, ndërsa me shumë gjasa ai do të ruhet për sfidën e Kupës. Megjithatë, stafi mjekësor do të bëjë vlerësimet përfundimtare gjatë, për të qartësuar nëse lojtari mund të rikthehet me Dinamon.
FORMACIONI – Sa i përket aspektit taktik, Nuhiju po punon intensivisht mbi skemën 5-3-2, një rreshtim që synon të garantojë më shumë siguri në prapavijë dhe balancë mes reparteve. Në portë pritet të konfirmohet Tafas, ndërsa linja e mbrojtjes do të përbëhet nga pesë lojtarë, Vera dhe Ndong në krahët, me Lleshin, Halilin dhe Kortezin në qendër. Në mesfushë, trinomi Rafael–Mysloviç–Vogli pritet të kenë rol kyç në ndërtimin e lojës dhe thyerjen e aksioneve të kundërshtarit. Ndërkohë, në sulm, Tabeku dhe Ernest(me kavilje të ënjtur) ose Tare shihen si dyshen më e mundshme për të udhëhequr repartin ofensiv.
E KALUARA E AFËRT – Me disa mungesa, por edhe me rikthime të rëndësishme, Tirana synon të paraqitet sa më konkurruese ndaj Dinamos. Ndeshja e së shtunës shihet si një test i fortë karakteri për bardheblutë, të cilët kërkojnë të reagojnë dhe të rikthehen në mesin e tabelës. Ndaj Dinamos, Tirana ka dy humbje me një golavarazh 8-3. Bardheblutë kërkojnë pikën e parë në derbin me blutë.
PANORAMASPORT.AL













