Vora surprizoi, flet “djali i shtëpisë” në Elbasan: Doja të ndihmoja me Dinamon, por më vjen keq
Shkëlzen Ruçi ka folur pas ndeshjes që Vora fitoi me rezultatin 1-2 ndaj Elbasanit. 33-vjeçari spikati në portën e Vorës, që surprizoi në “Elbasan Arena”. Sfida ishte e vlefshme për javën e shtatë të Superiores.

“Me thënë të drejtën nuk e kisha menduar, është emocionuese. Ishte pak ndeshje me siklet se para qytetit tim, njerëzve të mirë, këtu kam miq dhe shokë. Isha pak në siklet, shyqyr zotit gjërat shkuan mirë. Më bëhet qejfi më shumë për ekipin, 3 pikë. Është pjesa që ne luftojmë për të mbijetuar normal. Kemi objektiva të tjera, Elbasani ka të tjera, për ne fitore madhështore.
Me thënë të drejtën kemi luajtur me Vllazninë dhe Egnatian, kanë qenë shumë të forta. Ne presim të marrim diçka. Sot ishte si qershia mbi tortë, ishte diçka e madhe dhe shpresojmë të vazhdojmë kështu.
Me thënë të drejtën kur e kam parë veten me 3 kartona, kur e kam lexuar thashë më shumë unë se lojtarët. U mërzita se doja të ndihmoja me Dinamon sepse është sfidë e rëndësishme si kjo sot. Dhe Romeo ka rastin, të tregojë veten. Shpresoj të bëjë më të mirën edhe ai.
Mendoj që këtë çmim mund ta merrte kushdo. Mirëpo nuk e di, lider ne kemi shumë lojtarë cilësorë. Unë jam më i madhi në ekip, edhe Tabaku. Të gjithë të tjerët janë në të njëjtën moshë. Ne të dy përpiqemi të marrim pak pjesën e lidershipit. Dhe në fushë, duke orientuar, duke folur dhe bërë. Ai kapiten, unë zevendës dhe mundohemi t’i ndihmojmë çunat e rinj.
Top pritje kam shumë sepse kam vite që luaj futboll. Nga rëndësia mund të jetë te 3-4 më të mirat. Më shumë më bëhet qejfi që ndihmova ekipin se për veten, sinqerisht”, u shpreh Ruçi për “RTSH”.
PANORAMASPORT.AL













