Volej, Kupa e Federatës ngre siparin me femrat më 2 tetor

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shtator 25, 2013 | 11:38

Volej, Kupa e Federatës ngre siparin me femrat më 2 tetor

Teuta volejbollFederata Shqiptare e Volejbollit ka zbardhur çiftet e Kupës së Federatës për femra dhe meshkuj, aktivitet që çel sezonin e ri sportiv 2013- 2014. Sipas FSHV-së, të parat janë femrat që zbresin në parket, ndeshjet e të cilave do të zhvillohen më datat 2-3 tetor në pallatin e sportit “Ramazan Njala” të Durrësit me çiftet Teuta-UMB Volej dhe Tirana- Skënderbeu. Pas një jave, kalendari vijon me meshkujt më 9- 10 tetor në pallatin e sportit “Asllan Rusi” në kryeqytet (salla numër 2). Skuadrat gjysmëfinaliste do të jenë Tirana-Vllaznia dhe Studenti- Skënderbeu, ndërsa bie në sy mungesa e Teutës e pezulluar me një vit pas bojkotit në finalen e “play off”-it të sezonit të kaluar. Gjithashtu, federata ka përcaktuar edhe datën 2 tetor, ora 12:00, të hedhjes së shortit. Sipas drejtuesve të FSHVsë, federimet do të vazhdojnë deri në fundjavë deri në konfigurimin e plotë të strukturës më 2 tetor. Ndërkohë, në mbledhjen e saj të fundit, kryesia e FSHV-së vendosi që më 12 tetor, në Tiranë, të zhvillohet Asambleja Zgjedhore për president dhe për anëtarët e kryesisë.

KALENDARI I NDESHJEVE
FEMRA
2 tetor
Teuta-UMB Volej 16:00
Tirana-Skënderbeu 16:00
3 tetor
Vendet III-IV 15:00
Vende I-II 17:00
MESHKUJ
9 tetor
Tirana-Vllaznia 16:00
Studenti-Skënderbeu 18:00
10 tetor
Vendet III-IV 15:00
Vende I-II 17:00