Vllaznisë i dëmtohet titullari i rëndësishëm, Martini ka gati një debutim të sigurt ndaj Partizanit

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shtator 11, 2025 | 11:59

Vllaznisë i dëmtohet titullari i rëndësishëm, Martini ka gati një debutim të sigurt ndaj Partizanit

Aron Jukaj nuk do të jetë i gatshëm për Vllazninë e Edi Martinit kundër Partizanit. Portieri u dëmtua në ndeshjen e Kombëtares U-21, ndërsa do të qëndrojë për disa javë jashtë fushës së blertë.

Screenshot 2025-09-11 115908

Jukaj ka fituar vendin e titullarit, pas largimit të Kristi Qarrit. Zëvendësuesi i tij është gati për takimin me Partizanin.

Bëhet fjalë për Leon Pohls. Ky i fundit u transferua në merkaton e verës, ndërsa akoma nuk ka debutuar me kuqeblutë.

Sfida me Partizanin është e vlefshme për javën e tretë të Superiores. Do të luhet pikërisht në “Loro Boriçi”, më 13 shtator ora 19:00.

PANORAMASPORT.AL