Vllaznia mundet edhe në shtëpi, mbledhje mes drejtuesve dhe skuadrës menjëherë pas humbjes me Teutën

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Nëntor 28, 2025 | 20:52

Vllaznia mundet edhe në shtëpi, mbledhje mes drejtuesve dhe skuadrës menjëherë pas humbjes me Teutën

Vllanzia nuk po kalon një moment të qetë dhe problemet jashtë fushës me bllokimin e merkatos dhe borxhet ndaj ish-lojtarëve, po pasqyrohen edhe në fushë e lojës. Shkodranët janë mposhtur sot në “Loro Boriçi” nga Teuta dhe kanë humbur kreun ku dukeshin të sigurt deri pak javë më parë.

bandicam 2025-11-28 19-25-37-513

Në këtë situatë, menjëherë pas përfundimit të ndeshjes, presidenti Alban Xhaferi ka zbritur në dhomat e zhveshjeve të kuqebluve dhe është organizuar një mbledhje me dyer të mbyllura me ekipin.

Xhaferi ka mbajtur skuadrën për disa minuta në këtë analizë që vjen në një moment shumë delikat për kuqeblutë, të cilët po përballen ndoshta me krizën e parë të vërtetë në këtë kampionat.

PANORAMASPORT.AL