Vllaznia kampione në futsall, Gjoklaj “ngrin” Tiranën në fund për titullin e parë historik

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Maj 19, 2025 | 14:16

Vllaznia kampione në futsall, Gjoklaj “ngrin” Tiranën në fund për titullin e parë historik

Vllaznia është shpallur kampione e Shqipërisë në futbollin e sallës për edicionin 2024-2025. Shkodranët mundën dje Tiranën në finalen e madhe të fazës “Final 4”, duke fituar titullin e parë në historinë e klubit. Ndeshja e zhvilluar në pallatin e sportit “Asllan Rusi” ishte shumë e luftuar, me të dyja ekipet që kërkuan triumfin.

bandicam 2025-05-19 14-15-28-663

Gjithçka u vendos më një gol në sekondat e fundit nga 37- vjeçari Besfort Gjoklaj, i cili tundi rrjetën e kryeqytetasve, duke i dhuruar suksesin 1-0 Vllaznisë. Më tej ishte radha për festën e skuadrës kuqeblu, që i gëzohet trofeut të parë kampion në historinë e klubit në futbollin e sallës.

Falë këtij suksesi, Vllaznia do të luajë për herë të parë edhe në Ligën e Kampioneve. Kujtojmë që kampionati 2024- 2025 i futbollit të sallës u zhvillua me vetëm 5 ekipe pjesëmarrëse, ku pas sezonit të rregullt u kalua në “Final 4”. Në gjysmëfinale, Vllaznia kishte mundur Flamurtarin me rezultatin 6-1, ndërsa Tirana mposhti Partizanin në shifrat 11-5.

PANORAMASPORT.AL