Vlera e klubeve të Superiores / Tri të parat janë tjetër nivel, ja kush e mban fronin
Partizani është kampion i vendit dhe si i tillë ka arritur të krijojë një skuadër të fortë, me lojtarë që kushtojnë më shumë se ata të skuadrave të tjera. Klubi i kuq ka në skuadër lojtarin më të vlefshëm të Kategorisë Superiore, Masanga Matondo.

23-vjeçari nga Kongo kushton 500 mijë euro, aq sa Florent Hasani i Tiranës, por merr avantazhin për shkak të moshës. Të kuqtë janë një skuadër mjaft e re dhe si pasojë kanë në organikë lojtarë që mund të sjellin të ardhura të mëdha në rast shitjeje. Klubi është munduar t’i blindojë, ashtu siç bëri me Rrapajn para pak ditësh.
Të ndihmuar edhe nga fakti që kanë arritur ta ruajnë grupin e lojtarëve, ku Hoti është largimi i vetëm i madh, Partizani ka vlerën 6.25 milionë euro në merkato, një shifër e konsiderueshme për Kategorinë Superiore.
Lojtarë si Matondo (500 mijë euro), Hadroj (450 mijë euro), Rrapaj (450 mijë euro) apo Da Silva (400 mijë euro), përbëjnë bazën e këtij “rekordi” të të kuqve. Duhet thënë se Partizani është skuadra me më shumë lojtarë dhe kjo ka ndikimin e vet.
PODIUMI- Ajo që bie në sy më së shumti është rënia e Tiranës në vendin e tretë. Bardheblutë në sezonin e shkuar luftuan gjatë gjithë kohës me Partizanin për kreun e milionave, por më lëvizjet që janë bërë gjatë kësaj vere, situata ka ndryshuar dhe ata kanë zbritur të tretët, duke parë Egnatian t’i parakalojë.
Bardheblutë kanë afruar një sërë emrash të rëndësishëm të Superiores, por kanë pasur edhe largime të shumta. Kjo ka bërë që ata të mos e ruajnë ritmin e dy skuadrave të tjera, që kanë arritur të mbajnë “xhevahirët” e ekipit.
Klubi bardheblu ka parë të largohen Bekaj, Behiratçe, Toshevski apo Aleksi, që kishin një vlerë më të madhe se pasuesit e tyre. Nga ana tjetër, “yjet” e Egnatiase kanë rritur ndjeshëm vlerën etyre falë paraqitjeve të mira dhei kanë ngjitur rrogozhinasit nëvendin e dytë.
TË TJERËT- Pas treshes së mësipërme, qëjanë një tjetër realitet, vjen Vllaznia, që ka rënë në nivelin e3.55 milionë eurove, pas largimit të lojtarëve kryesorë në këtëmerkato vere.
Më pas renditjavijon me Erzenin, Teutën, Laçindhe Kukësin, teksa në vendete fundit renditen Skënderbeudhe Dinamo, dy skuadrat eardhura nga Kategoria e Parë.

PANORAMASPORT.AL













