VIDEO/ Ze Gomesh realizon gol me parabolë për “infarkt” në minutën e 94′, Elbasani “hakmerret” ndaj Vorës dhe mbron kreun

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Dhjetor 13, 2025 | 23:44

VIDEO/ Ze Gomesh realizon gol me parabolë për “infarkt” në minutën e 94′, Elbasani “hakmerret” ndaj Vorës dhe mbron kreun

Elbasani mposhti Vorën në ndeshjen e vlefshme për raundin e 16-të në Superiore.bandicam 2025-12-13 18-24-30-922Verdheblutë hakmerren ndaj skuadrës së Bellajt për humbjen në fazën e parë. Goli i vetëm i sfidës që i dhuroi 3 pikët Elbasanit erdhi nga Ze Gomesh në minutën e 94-të me parabolë.

Gjatë ndeshjes nuk pati shumë raste nga skuadrat, edhe pse të dyja luftuan për golin e avantazhit. Me këtë fitore skuadra e Gvozdenoviçit mbron kreun duke u renditur me 32 pikë.

VORA 0-1 ELBASANI

90’+4′ Ze Gomesh

NGJARJET KRYESORE

90’+5′ Fiton Elbasani!

90’+4′ GOOOOL ELBASANI 0-1/ Ze Gomesh realizon në aksionin e fundit me një gol fantastik me parabolë. (VIDEO)

90’ Akordohen 4 minuta shtesë.

87′ Ruçi merr karton të verdhë nga kryesori Bastari.

84’ Kasalla del dhe i lë vendin Tabaku ndërsa Bardhi largohet për Dakën.

80’ Ruçi bën sërish mrekullinë, i mohon golin e avantazhit Tsague. (VIDEO)

73’ Dy zëvendësime të tjera te Bylis! Adeloje dhe Uallace futen në lojë, Ruzgis dhe Barjamaj largohen.

72’ Bardhi bën një goditje që është për tu harruar, topi shkon shumë larg kuadratit. (VIDEO)

68’ Lleshi çon topin në rrjetë, por nuk cilësohet gol për shkak të shtyrjes në zonë të futbollistit kundërshtar. (VIDEO)

67’ Largohet Bunjaku nga Elbasani, ka minuta për Arsen Lleshin.

67’ Bellaj nxjerr nga fusha Prestige dhe aktivizon Viniciusin.

64′ Edhe Bruno Lulaj merr karton të verdhë pas një faulli të gabuar.

61′ I ndëshkuari i dytë i ndeshjes me karton të verdhë është Irgi Kasalla.

59’ Ben Shimon aktivizohet në lojë, largohet Donart Ibraimi.

58’ Aksion i mirë i Elbasanit, por topi devijohet në zonë dhe nuk ka asnjë rrezik për Vorën. (VIDEO)

49′ Faull ndaj Bunjakut, Prestige ndëshkohet me karton të verdhë.

47’ Manellari tenton nga distanca, shtylla ndal golin. (VIDEO)

46′ Pjesa e dytë nis pa zëvendësime.

45’+4′ Pjesa e parë mbyllet pa gola!

45’ Aktivizohen 3 minuta shtesë.

45’ Manellari godet me të djathtën nga distanca, topi shkon pak mbi kuadrat. (VIDEO)

42’ Bunjaku tenton të avancojë me topin, bllokohet mirë nga Dajan Shehi.

35’ Kundërsulm fantastik i Vorës, por Bardhi dështon në fund. Godet vetë dhe nuk arrin të tund rrjetën. (VIDEO)

30’ Ruzgis provon me të majtën, por nuk shënjestron si duhet kuadratin. (VIDEO)

24’ Vorakët tentojnë përmes një goditje dënimi, por nuk ka finalizim në zonë. (VIDEO)

20’ Ulet pak ritmi në “Elbasan Arena”, skuadrat ende në kërkim të golit të avantazhit.

8’ Musta pretendon për top të prekur me dorë, Bastari nuk jep asgjë për shkak të pozicionit jashtë loje. (VIDEO)

6’ Ruzgis provon nga distance, topi përfundon jashtë. (VIDEO)

5′ Ibrahim Abas dëmtohet dhe lë fushën i detyruar. Aktivizohet Ze Gomesh.

3’ Luis Felipe godet drejt portës, Janaçek e grushton dhe e dërgon jashtë topin. (VIDEO)

2′ Verdheblutë tundin rrjetën e vorakëve, por anulohet për pozicion jashtë loje. (VIDEO)

1’ Donart Ibraimi ka mundësinë e artë për të zhbllokuar shifrat, Ruçi pret një gol të sigurt. (VIDEO)

1′ Starton sfida!

FORMACIONET ZYRTARE

VORA: Ruçi, Repaj, Da Silva, Kasalla, Bardhi, Vrapi, Prestige, Ruzgis, Fazlagiç, Barjamaj, Shehi

TRAJNER: Arjan Bellaj

ELBASANI: Janaçek, Olberkis, Lulaj, Ibraimi, Tsague, Ibrahim Abas, Kasa, Manellari, Azemoviç, Bunjaku, Musta

TRAJNER: Ivan Gvozdenoviç

PANORAMASPORT.AL