VIDEO/ Vllaznia thellon krizën e Partizanit, e gjunjëzon në Shkodër dhe vazhdon ndjekjen e kreut

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Mars 5, 2025 | 23:53

VIDEO/ Vllaznia thellon krizën e Partizanit, e gjunjëzon në Shkodër dhe vazhdon ndjekjen e kreut

Vllaznia ka marrë një fitore shumë të rëndësishme kundër Partizanit, një rivali direkt për momentin në luftën në “Final Four”, teksa ka mundur të kuqtë me shifrat 2-0 në Shkodër.

bandicam 2025-03-05 18-18-55-954

Pas një pjese të parë të barabartë, ku ekipet nuk kishin shumë raste për shënim, vendasit gjetën shpejt rrjetën në të dytën me Grudën i cili shfrytëzoi gabimin e Qirkos për të tundur rrjetën. Më pas, Vllaznia u kthye për të administruar avantazhin, pa i lejuar shumë hapësira Partizanit.

Të kuqtë vazhduan të shfaqin të njëjta probleme në fazën ofensive dhe me kartonin e kuq të Domgjonit, thuajse humbën çdo mundësi për të ndryshuar fatet e kësaj sfide. Në fund, goli i Bajramit dyfishoi shifrat dhe vulosi fitoren e merituar të shkodranëve.

VLLAZNIA-PARTIZANI 2-0
51′ Gruda, 90’+1′ Bajrami

NGJARJET KRYESORE

90’+6’ Mbyllet ndeshja me fitoren 2-0 të Vllaznisë.

90’+5’ Taipi i dhuron topin Dodajt, por lojtari i Vllaznisë gabon gjuajtjen drejt portës, i ndalur nga mbrojtja. (VIDEO)

90’+2’ Tafili merr vendin e Deliut te Vllaznia.

90’+1’ GOOOL VLLAZNIA! Pas një harkimi të Gurishtës, Bajrami me kokë mposht Qirkon. (VIDEO)

90’ Jepen 6 minuta shtesë.

86’ Domgjoni ndëshkohet me kartonin e dytë të verdhë për faull ndaj Grudës, duke lënë ekipin me 10 lojtarë. (VIDEO)

82’ Pas një goditje këndi, të kuqtë tundin rrjetën, por aksioni ishte bërë i pavlefshëm nga vërshëllima e gjyqtarit që sinjalizoi një faull në sulm. (VIDEO)

81’ Jata hyn në vend të Shanajt te Partizani.

80’ Mensah dhe Sala aktivizohen në vend të Balajt e Malës te Vllaznia.

77’ Domgjoni ndëshkohet  me karton të verdhë për faull ndaj Grudës.

73’ Dodaj merr vendin e Çobës në radhët e Vllaznisë.

73’ Janjeva, Keko dhe Ismajli hyjnë në fushë në vend të Osmanllarit, Buxhelajt dhe Gudjufit në radhët e Partizanit.

70’ Aksion nga e majta i Grudës, pasimi në qendër gjen Balajn i cili gjuan dhe tund rrjetën. Por goli anulohet për pozicion jashtë loje pas sinjalizimit nga VAR (VIDEO)

bandicam 2025-03-05 18-05-52-452

67’ Bintsuka nxjerr Gudjufin në pozicion shënimi por gjuajtja e këtij të fundit devijohet nga Jukaj i cili shpëton katërkëndorin. (VIDEO)

62’ Gruda nga e majta pason për Malën, gjuajtja e këtij të fundit në pozicion ballor është shumë e gabuar. (VIDEO)

59’ Pas një goditje dënimi të Partizanit, topi shkon te Sembene i cili devijon me kokë para Jukajt, por nuk gjen portën shkodrane. (VIDEO)

55’ Bintsuka provon të gjejë shpejt barazimin me një gjuajtje të fortë që shkon ngjitur me shtyllën e portës shkodrane. (VIDEO)

51’ GOOOL VLLAZNIA! Një top i gjatë drejt zonës nuk kontrollohet nga Qirko, i cili sheh Grudën të rrëmbejë sferën qetësisht dhe ta çojë në rrjetë. (VIDEO)

46’ Pjesa e dytë nis me Grudën në vend të Qatos te Vllaznia dhe Koten në vend të Zekës në radhët e Partizanit.

45’+1’ Mbyllet pa gola pjesa e parë.

45’+1’ Bintsuka shfaqet  vetëm në zonë, gjuajtja e tij është shumë e gabuar dhe shkon jashtë.

45’ Jepet 1 minutë shtesë.

43’ Gudjufi nga distanca provon të gjejë portën, sfera shkon jashtë katërkëndorit të shkodranëve.

39’ Qirko dhe Sembene nuk kuptohen, me mbrojtësin i cili devijon rrezikshëm pranë portës topin i cili shkon në këndore.  (VIDEO)

37’ Aksion i shpejtë i Partizanit me Gudjufin në të djathtën, gjuajtja e tij kalon Jukajn por ndalet nga Mala, teksa aksioni bëhet i pavlefshëm për një pozicion jashtë loje. (VIDEO)

36’ Aksion i shpejtë me një pasim i shkodranëve. Lata lë lojën të vazhdojë pas një faulli ndaj Malës, ndërsa ndal lojën pas një kontakti në zonë mes Domgjonit dhe Qatos duke sinjalizuar faullin në mesfushë. (VIDEO)

31’ Gjuajtje e fortë e Qatos nga distanca, Qirko përgjigjet me një grushtim që çon topin te Deliu, i cili gjuan por sinjalizohet në pozicion jashtë loje. (VIDEO)

27’ Çoba niset në një sulm të shpejt nga e majta, ndërhyrja e Prekës në momentin e fundit ndal rrezikun e kuqebluve para portës së Qirkos.

25’ Buxhelaj nga e majta harkon topin në qendër ku Bajrami me vështirësi largon në këndore.

21’ Pas një harkimi në zonë, Jukaj bën një dalje të rrezikshme duke goditur Domgjonin në dyluftimin në ajër. Gjyqtari bën shenjë që të vazhdojë loja. (VIDEO)

16’ Balaj tenton nga distanca, sfera shkon jashtë katërkëndorit. (VIDEO)

15’ Taipi ekzekuton një goditje këndi duke gjuajtur direkt në portë, por sfera kalon mbi traversën e katërkëndorit të mbrojtur nga Jukaj. (VIDEO)

14’ Bintsuka hyn në zonë dhe pason në qendër, por mbrojtja kuqeblu largon në këndore.

7’ Shkodranët kanë një goditje dënimi dypasimëshe pranë zonës, por nuk ekzekutojnë mirë skemën dhe gjuajtja e Jagos bllokohet menjëherë.

3’ Pasim në zonë për Balajn, gjuajtja e këtij të fundit ndalet nga Qirko i vëmendshëm. (VIDEO)

1′ Nis dueli në :Loro Boriçi”

FORMACIONET ZYRTARE

Vllaznia: Jukaj, Gurishta, Stojanoviç, Bajrami, Jago, Qato, Deliu, Krymi, Mala, Balaj, Çoba

Trajner: Tomas Brdaric

Partizani: Qirko, Buxhelaj, Preka, Domgjoni, Sembene, Osmanllari, Shanaj, Taipi, Gudjufi, Bintsuka, Zeka

Trajner: Arbër Abilaliaj

PANORAMASPORT.AL