VIDEO/ Vllaznia rikthehet te fitorja pas më shumë se një muaji, shkodranët mposhtin me 3 gola Dinamon

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Prill 12, 2025 | 23:54

VIDEO/ Vllaznia rikthehet te fitorja pas më shumë se një muaji, shkodranët mposhtin me 3 gola Dinamon

Vllaznia është rikthyer te fitorja në kampionat, teksa hera e fundit që kishte marrë 3 pikë ishte më 5 mars kur mposhti Partizanin.bandicam 2025-04-12 17-16-40-642Shkodranët triumfuan me 3 gola fantastikë kundër Dinamos në ndeshjen e vlefshme për raundin e 34-të në Superiore.  Goli i parë u shënua nga Qato duke e mbyllur në avantazh pjesën e parë për kuqeblutë. Ndërsa në pjesën e dytë realizoi talenti Dodaj dhe kapiteni Bekim Balaj i cili nuk tundte rrjetën prej gati dy muajsh.

Me këtë fitore Vllaznia barazon me pikë Dinamon dhe i merr vendin e dytë ndërsa blutë zbresin në të tretin.

VLLAZNIA-DINAMO  3-0

26′ Qato, 63′ Dodaj, 86′(p) Balaj

Goli i Dodajt (VIDEO)

Goli i Qatos: (VIDEO)

Goli i Balajt: (VIDEO)

FORMACIONET ZYRTARE

VLLAZNIA: Jukaj, Gurishta, Stojanoviç, Repaj, Jago, Krymi(73′ Sala), Deliu, Dodaj(67′ Gruda), Qato(87′ Mensah), Mala(73′ Çoba), Balaj(87′ Kahrimanoviç)

Trajner: Tomas Brdariç

DINAMO: Teqja, Meksi(66′ Qardaku), Rufati, Hoxha, Aliji, Gudiabi(65′ Mandela), Jonuzi(65′ Maliqi), Karamba, Vila(69′ Doçi), Zabërgja, Nani(87′ Meca)

Trajner: Ilir Daja

KV: Mensah / Meksi, Nani, Rufati

ARBITRAT

Arbitër kryesor: Florjan Lata

Asistent arbitër i 1-rë:  Erind Burgu

Asistent arbitër i 2-të: Xhuljo Mani

Arbitri i katërt: Andi Koçi

VAR: Emanuela Rusta

AVAR: Olsion Yzeiraj

PANORAMASPORT.AL