VIDEO/ Veprim emocionues, lojtarët e Francës mbajnë një minutë heshtje për të respektuar Deshamp
Trajneri i Francës, Didier Deshamp, ka braktisur grumbullimin pasi ka mësuar lajmin e trishtë të ndarjes nga jeta të nënës së tij. Tekniku është larguar nga SHBA për të udhëtuar për në vendlindje, ndërsa pritet të kthehet përsëri në ditët në vijim para fazës me eliminim direkt.

Lajmi ka qenë i papritur edhe për grupin e lojtarëve, por ata kanë gjetur një mënyrë simbolike për të respektuar trajnerin e tyre gjatë ditës së sotme.
Në seancën stërvitore, të gjithë lojtarët dhe stafi kanë mbajtur një minutë heshtje në shenjë respekti dhe duke shprehur kësisoj ngushëllimet e tyre për trajnerin.
Minuto de silencio por la madre de Deschamps 🖤
L’@equipedefrance ha mostrado así sus condolencias por la madre de su seleccionador. Deschamps ha tenido que abandonar la concentración de urgencia en el #MundialRTVE
📺Estadio 2 Mundial, repaso diario a la #CopaMundialFIFA pic.twitter.com/InHM1ZWs7i
— Teledeporte (@teledeporte) June 24, 2026
PANORAMASPORT.AL













