VIDEO/ Unik për klubin e Seria A, ish-sulmuesi i Partizanit tund rrjetën dhe i jep ekipit 3 pikë të arta

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Prill 12, 2026 | 15:31

VIDEO/ Unik për klubin e Seria A, ish-sulmuesi i Partizanit tund rrjetën dhe i jep ekipit 3 pikë të arta

Xhenoa mori sot një fitore shumë të rëndësishme ndaj Sasuolos. Ekipi ku aktivizohet Kaleb Ekuban triumfoi 2 me 1, ndërsa goli i ish-sulmuesit të Partizanit vulosi fatin e takimit.

Screenshot 2026-04-12 153048

Ekuban gjeti rrjetën në minutën e 84-të. Këto janë 3 pikë të arta për Xhenoan, që tashmë është më e sigurt për mbijetesën.

Ekuban ndërkohë regjistron një statistikë të veçantë. Në 12 ndeshje ku ka tundur rrjetën, ekipi nuk ka regjistruar humbje. Madje nëntë takime janë fituar.

Xhenoa ia doli të largohet nga zona e ftohtë, vetëm falë tri fitoreve në pesë ndeshjet e fundit. Tashmë pret hapin fals edhe nga rivalët e saj.

Goli i Ekuban: (VIDEO)

PANORAMASPORT.AL