VIDEO/ U prezantua sot si afrimi i ri i Egnatias, ish-mbrojtësi i Barçës tregoi talentin edhe në… Kings League

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Korrik 9, 2025 | 23:20

VIDEO/ U prezantua sot si afrimi i ri i Egnatias, ish-mbrojtësi i Barçës tregoi talentin edhe në… Kings League

Gijem Haime është prezantuar sot si goditja e radhës e skuadrës së Egnatias. Lojtari i dalë nga radhët e akademisë së Barcelonës ka firmosur një kontratë dyvjeçare me skuadrën rrogozhinase.

asdsadasdsadsad

Një investim i rëndësishëm për ekipin e Egnatias që ka afruar një futbollist me eksperiencë në radhët e Barcelonës B për disa sezone. Haime, që nga viti 2022, kur u largua nga katalanasit, ka luajtur në kategoritë e ulëta spanjolle por përveç të tjerave ka provuar edhe një eksperiencë paksa më të veçantë në turneun e krijuar nga Zherard Pike, Kings League.

Në futbollin me rregulla të veçanta, ai u bë pjesë e Rayos de Barcelona, duke përfaqësuar edhe aty katalanasit, teksa ka gjetur edhe rrugën e rrjetës me fanellën e kësaj skuadre, në një nga tre ndeshjet që luajti me të, para se t’i kthehej futbollit “të zakonshëm” në janarin e vitit 2024.

SHIH VIDEON

PANORAMASPORT.AL