VIDEO/ Torino e prezanton Asllanin si një mjeshtër, zbulohet numri i ri që do të mbajë mesfushori i Kombëtares shqiptare

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Gusht 25, 2025 | 23:40

VIDEO/ Torino e prezanton Asllanin si një mjeshtër, zbulohet numri i ri që do të mbajë mesfushori i Kombëtares shqiptare

Kristjan Asllani është zyrtarisht lojtar i Torinos.

1756116832_kristjanasllani

Klubi granata ka zgjedhur ta prezantojë në mënyrë mjaft speciale, duke luajtur bilardo. Në Itali përdoret në formë vlerësimi duke qenë se lojtar me goditje bilardoje quajnë mjeshtrat për shkak të saktësisë së tyre.

Gjithashtu është zbuluar edhe numri që do të mbajë në fanellë. Është një numër i ri që nuk është përdorur, 32. Ndërsa te Interi rikujtojmë që mbante fanellën me numër 21.

Në videon e publikuar në rrjetet zyrtare, Asllani thotë: “Gati për të luajtur”.

Mesfushori i Kombëtares shqiptare shpreson që të ketë më shumë minuta në këmbë se te zikaltërit dhe këtu gjen shokun e tij, Ardian Ismajlin.

ZYRTARE/ Shok skuadre me Ardian Ismajlin, Kristjan Asllani prezantohet te klubi i ri

PANORAMASPORT.AL