VIDEO/ Titullar në kualifikuese, futbollisti i Superiores thuajse bëri mrekullinë ndaj gjysmëfinalistëve të Botërorit

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Mars 22, 2025 | 22:23

VIDEO/ Titullar në kualifikuese, futbollisti i Superiores thuajse bëri mrekullinë ndaj gjysmëfinalistëve të Botërorit

Kualifikueset e Kupës së Botës për zonën e Afrikës kishin si protagonist këtë javë edhe një futbollist nga Kategoria Superiore.

kamara bylis

Mbrojtësi i Bylisit, Abubakar Kamara, ka marrë ftesë dhe i është bashkuar përfaqësueses së Nigerit, e cila luante dy ndeshje në dritaren ndërkombëtare të marsit.

Kamara, ishte titullar në ndeshjen e parë dhe më të vështirë të përfaqësueses së tij, atë kundër Marokut. Meqë në Niger nuk ka stadiume të përshtatshme, kjo sfidë si për ironi të fatit u zhvillua pikërisht në Marok, me këtë të fundit që cilësohej si ekip udhëtues.

Kamara ishte në fushë gjatë gjithë sfidës ku skuadra e tij kaloi në avantazh përballë gjysmëfinalistëve të Botërorit të kaluar. Por ëndrra e tyre u prish në fund, pasi në minutën e  91-të, El Khanus shënoi golin e fitores 2-1 me përmbysje për Marokun.

PANORAMASPORT.AL