VIDEO/ Tiranën e lë autobusi para finales, bardheblutë shkojnë në këmbë tek “Elbasan Arena”

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Maj 4, 2025 | 16:38

VIDEO/ Tiranën e lë autobusi para finales, bardheblutë shkojnë në këmbë tek “Elbasan Arena”

Autobusi i Tiranës ka shfaqur probleme para se të mbërrinte në “Elbasan Arena”. Kështu bardheblutë i janë drejtuar në këmbë stadiumit ku do të luajnë finalen me Pogradecin.

bandicam 2025-05-04 16-37-41-657

Kjo përballje do të nisë në orën 18:00. Kujtojmë se Tirana e mbylli Superioren në vendin e tetë dhe për këtë është në “play-out”.

Pogradeci në anën tjetër pas vendit të pestë në Kategorinë e Parë, mori pjesë në “play-off”. Liqenorët fituan më pas ndaj Burrelit dhe Besës për të kapur finalen e madhe.

Tirana ishte e detyruar të luante jashtë kryeqytetit, pasi tek “Arena Kombëtare” do të zhvillohet gjysmëfinalja e Final Four mes Vllaznisë dhe Dinamos.

Pamjet e siguruara nga “Panorama Sport”: (VIDEO)

PANORAMASPORT.AL