Postuar: Shkurt 1, 2026 | 22:03
VIDEO/ Tension për festimin e Gurishtës, ndeshja mes Teutës dhe Vllaznisë mbyllet me sherr dhe festë
Ndeshja mes Teutës dhe Vllaznisë sot ka qenë shumë e tensionuar, me tifozeritë e dy skuadrave në Durrës që nuk kanë kursyer ofendimet ndaj njëra-tjetrës që në startin e duelit.

Ndaj në fund, në vërshëllimën e gjyqtarit për mbylljen e takimit, në momentin e festimeve të shkodranëve kishte edhe pak tension në fushë. Gjithçka nisi me mënyrën e festimit të Gurishtës para pankinës së Teutës, që solli tension në tribuna e një kacafytje në fushën e lojës mes ekipeve.
Për fat, situata u qetësua shpejt dhe shkodranët u drejtuan nga tribuna ku ishin vendosur ultrasit e tyre, duke festuar suksesin që i dha mundësinë të shkëputen të vetëm në kreun e renditjes.
SHIH VIDEON
PANORAMASPORT.AL













