VIDEO/ Të gjithë të lumtur, Vllaznia e vajzave mposht Partizanin dhe fiton titullin e 12-të kampion radhazi në histori

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Maj 18, 2025 | 21:21

VIDEO/ Të gjithë të lumtur, Vllaznia e vajzave mposht Partizanin dhe fiton titullin e 12-të kampion radhazi në histori

Vllaznia ka mposhtur Partizanin me rezultatin 2-0 dhe ka fituar titullin e 12-të kampion radhazi në futbollin e vajzave. Shkodranet e patën të lehtë në “Arena e Demave” dhe pse finalja e Final Four u vendos me dy gola në pjesën e dytë.

bandicam 2025-05-18 21-20-01-550

 

Bajraktari fillimisht dhe e zakonshmja Doçi më pas, i dhanë kuqebluve një tjetër titull kampion. Partizani luajti me dhe 10 lojtarë për një pjesë të mirë gjatë 45 minutave të dyta, për shkak se Rusa i tregoi kartonin e kueq Alvarengas.

Të dyja skuadrat u shfaqën të lumtura pas vërshëllimës përfundimtare. Vllaznia do të përfaqësojë Shqipërinë në Champions, ndërsa Partizani në Kupën e Europës.

REZULTATI PËRFUNDIMTAR

VLLAZNIA 2-0 PARTIZANI

51′ Bajraktari, 72′ Doçi

Goli i Bajraktarit: (VIDEO)

Kartoni i kuq për Alvarengan te Partizani: (VIDEO)

Goli i Doçit: (VIDEO)

FORMACIONET ZYRTARE

Vllaznia: Nurul; Curraj, Vuksani, Bajraktari, Berisha, Borçi, Ramadani, Doçi, Franja, Preslej, Mustafaj

Trajner: Nikolin Leka

Partizani: Spaho; Dedgjonaj, Fereira, Alvarenga, Kodra, Kadriu, Santos, Beqiraga, Metalla, Simoni, Xheci

Trajnere: Aurora Seranaj

PANORAMASPORT.AL