VIDEO/ Spektakël dhe tension në derbin e kryeqytetit! Fitorja në 2026-ën “mallkim” për Dinamon, Tirana “kënaqet” me 1 pikë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shkurt 7, 2026 | 23:51

VIDEO/ Spektakël dhe tension në derbin e kryeqytetit! Fitorja në 2026-ën “mallkim” për Dinamon, Tirana “kënaqet” me 1 pikë

Mbyllet në barazim 1 me 1 derbi i kryeqytetit mes Tiranës dhe Dinamos. Një përballje emocionuese që prodhoi thuajse gjithccka në fushën e lojës. Bardheblutë e trajnerit Nuhiju gjetën golin e parë në sekondën e 40-të, teksa në minutën e 17-të Dejvi Bregu shpërdoron një penallti të fituar nga vetë ai.

bandicam 2026-02-07 15-28-44-925

Si të mos mjaftonte penallti e humbur, dinamovitët mbetën me 10 lojtarë, pas daljes me të kuq të Gudiabit në minutën e 35-të, pas një momenti tensioni në mesin e fushës.

Pjesa e parë u mbyll me rezultatin 1 me 0 për Tiranën. Në fragmentin e dytë të lojës, më konkretisht në minutën e 81-të ishte Dinamo, që edhe pse me 10 lojtarë në fushë, gjeti baraspeshën me anë të 19-vjeçarit Mustafa Koma, duke bërë që dueli të mbyllej me rezultatin 1 me 1.

Fitorja në vitin 2026-të mbetet ende një “mallkim” për ekipin e Ilir Dajës, ndërkohë që Tirana edhe pse me 1 lojtarë më shumë për shumë minuta, duket se u kënaq me 1 pikë.

FT TIRANA-DINAMO 1-1

Falaje 1′ / Koma 81′

KOMENTI LIVE:

Mbyllet sfida! 

90+5′ Tirana shpërdoron një mundësi të fundit fillimisht me Mysloviç e më pas Ndong. (VIDEO) 

90+3′ Dinamo kryen zëvendësimin e fundit, largohet Qefalija, vendin e tij e merr Lorenco Vila.

90′ Akordohen 5 minuta shtesë.

87′ Tjetër zëvendësim i detyruar te Tirana, largohet Kortz i dëmtuar, vendin e tij e merr Kreshiç.

81′ GOOOL DINAMO 1-1/ Rikthehet baraspesha, Mustafa Koma, gjen rrugën e rrjetës. Pas harkimit nga këndi, sulmuesi godet saktë me kokë brenda zonës. (VIDEO) 

81′ Zëvendësim te Tirana, largohet Vera i dëmtuar, vendin e tij e merr Ermal Meta.

78′ Pranë golit të dytë Tirana me Tabeku, por portieri Teqja mban në lojë dinamovitët. Vendimtare pritja e gardianit të Dinamos. (VIDEO) 

71′ Bernard Berisha provon me një roveshatë në hyrje të zonës, por tentativa e tij ishte qendrore duke përfunduar në duart e Tafas.

64′ Zëvendësim edhe te Dinamo, largohet Ibrahim Mustafa, vendin e tij e merr Mustafa Koma.

64′ Zëvendësim te Tirana, largohet Falaje, vendin e tij e merr Ernest.

62′ Ndërhyrje vendimtare e Tekseiras, që ndaj gjuajtjan e rrezikshme të Tabeku brenda zonës. (VIDEO) 

59′ Rrezikshëm Dinamo me Malomon, por topi i harkuar nga e djathta, nuk devijohet nga askush. (VIDEO) 

56′ Trajneri Daja kryen 3 zëvendësime, largohet Guindo, Bregu dhe Lorran, në fushë, Malomo, Berisha dhe Qardaku.

46′ Starton pjesa e dytë, nuk ka ndryshime në formacion nga të dy trajnerët.

Mbyllet pjesa e parë! 

45′ Akordohen 4 minuta shtesë!

44′ Bregu harkon në zonë për Guindon, por tentativa e tij me kokë shkon jashtë kuadratit.

35′ Vera, Kortes dhe Bruna dita janë të ndëshkuarit me karton të verdhë gjatë përleshjes masive në mesin e fushës.

33′ Momenti për të cilin Gudiabi u ndëshkua me karton të kuq. (VIDEO) 

31′ Momente tensioni, lojtarët përplasen masivisht me njëri-tjetrin në mesin e fushës. E pëson Gudiabi, i cili ndëshkohet me karton të kuq për vendosjen e duarve në fytin e kundërshtarëve. Protestojnë dinamovitët. (VIDEO) + (VIDEO)

28′ Neziri provon me të majtën, por ndal Tafas në dy kohë.

28′ Tjetër mundësi shënimi për Tiranë me Tabeku, por kësaj here topi devijohet nga Falaje dhe shkon jashtë kuadratit. (VIDEO) 

21′ Lleshi është i ndëshkuari i parë i sfidës me karton të verdhë, për prekje të topit me dorë  me qëllim në mesin e fushës.

20′ Tirana provon të kundërpërgjigjet me anë të kundërsulmeve, por Ndong, nuk tregohet i saktë brenda zonës. (VIDEO) 

17′ Dejvi Bregu gabon nga pika e bardhë e penalltisë, tentativa e tij shkon jashtë kuadratit, me Tafas që kupton krahun. Festojnë bardheblutë. (VIDEO) 

16′ Penallti për Dinamon, e fiton Dejvi Bregu, pas ndërhyrjes së gabuar të Halilit brenda zonës, për gjyqtarin Jorgji nuk ka dyshime, 11-metërsh për blutën e kryeqytetit. (VIDEO) 

14′ Pranë golit Dinamo, me Lorran, por tentativa e tij me të majtën shkon ngjitur me traun e portës, pa fat skuadra e Ilir Dajës në këto minuta. (VIDEO) 

6′ Shans i artë për Dinamon, me Ibrahim Mustafa, që shpërdoron një penallti në lëvizje, pas asistit fantastik të Bregut, nuk iu besojnë syve dinamovitët. (VIDEO) 

1′ GOOOL TIRANA 1-0/ Zgjat vetëm 40 sekonda baraspesha. Bardheblutë gjejnë golin e avantazhin me anë të Falaje. Në gjumë mbrojtja dinamovite. (VIDEO) 

1′ Starton sfida në “Selman Stërmasi”, topin e parë nga qendra e luan Tirana.

FORMACIONET ZYRTARE

Tirana: Tafas; Vera, Kortes, Lleshi, Halili, Ndong, Rafael, Mysloviç, Vogli, Falaje, Tabeku

Trajner: Ardijan Nuhiju

Dinamo: Teqja; Loran, Teikseira, Dita, Neziri, Ismaili, Qefalija, Gudiabi, Guindo, Mustafa, Bregu

Trajner: Ilir Daja

PANORAMASPORT.AL