VIDEO/ Skuadra të “frikshme”, ja kundërshtarët e mundshëm të Egnatias nëse kalon në turin e dytë në Champions

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Qershor 18, 2025 | 9:35

VIDEO/ Skuadra të “frikshme”, ja kundërshtarët e mundshëm të Egnatias nëse kalon në turin e dytë në Champions

Egnatia do të sfidojë kampionët e Islandës, Breidablik, në turin e parë kualifikues të Ligës së Kampioneve.

egnatia

Një short deri-diku i pranueshëm për kampionët e vendit, duke marrë parasysh se ishin në vazon e jofavoritëve dhe rreziku për të “peshkuar” një kundërshtar edhe më të vështirë, ishte i lartë.

Kampionët e Shqipërisë do ta presin takimin e parë në shtëpi, më 8 ose 9 korrik, ndërsa ndeshja e kthimit do të luhet më 15 ose 16 korrik.

Në rast se Egnatia kalon në turin e dytë të Championsit mund të përballet me Kopenhagën, Ferencvarosi TC, me njërin fitues të dyshes Lugogorets-Dinamo Minsk ose Leh Poznan.20PANORAMASPORT.AL