VIDEO/ Skënder Gega rikthehet me fitore te Partizani, Eleke nxjerr “demat” nga kriza dhe zhyt më tepër Laçin
Partizani ka mposhtur Laçin me rezultatin 1-0 në stadiumin “Arena e Demave”. Ndeshja ishte e vlefshme për javën e 32-të të Superiores dhe të kuqtë dolën nga kriza e rezultateve, falë golit të Elekes në pjesën e parë.

Kjo ishte dhe ndeshja e debutimit për Skënder Gegën, pas rikthimit në familjen e kuqe. Partizani ndodhet në vendin e katërt me 7 pikë më tepër se Elbasani, që përballet nesër me Tiranën.
Laçi mbetet në krizë me trajnerin Françesko Moriero. Aktualisht mban vendin e tetë në renditjen e Superiores.
REZULTATI PËRFUNDIMTAR
PARTIZANI 1-0 LAÇI
40′ Eleke
NGJARJET KRYESORE
90+7′ Mbyllet ndeshja me fitoren e Partizanit, 1-0.
90+1′ Keko shpërdoron mundësinë e artë për të mbyllur ndeshjen. (VIDEO)
90+5′ Akordohen 5 minuta shtesë.
89′ Taipi pranë golit te Partizani pas disa kombinimeve të mira. (VIDEO)
87′ Goditje e gabuar e Zekës. Topi rivihet në kontrollin e Laçit. Traore merr vendin e Tresës te Laçi.
82′ Mjaki ndëshkohet me karton të verdhë.
81′ Bytyçi ndëshkohet me karton të verdhë dhe humbet derbin me Tiranën.
79′ Laçi nuk shfrytëzon një mundësi të mirë. Shtohet ritmi në këto minuta. (VIDEO)
77′ Keko gjen rrjetën e jashtme, pas pasimit të Padstrelau. Rast i mirë për dyfishimin e rezultatit.
75′ Keko merr vendin e Elekes te Partizani. Autori i golit shfaq shqetësime.
72′ Aksion i rrezikshëm nga Laçi. Bullari pranë golit, teksa godet me kokë topin e harkuar. (VIDEO)
70′ Kristian ndëshkohet me karton të verdhë për faullin ndaj Zekës. (VIDEO)
69′ Prodani shfaqet në zonën e Partizanit. Goditja e tij me kokë përfundon mbi traun e mbrojtur nga Qirko. (VIDEO)
68′ Mehmeti i lë vendin Zekës te Partizani.
67′ Portieri Molla kontrollon pa problem goditjen e Ismailit. (VIDEO)
66′ Shabani merr vendin e Bibos te Laçi.
62′ Buxhelaj merr vendin e Domgjonit te Partizani.
61′ Shkëndija te Laçi. Goditje fluturimthi e Bibos dhe topi përfundon jashtë. (VIDEO)
56′ Partizani tregohet i kujdesshëm në prapavijë duke mbyllur hapësirat për Laçin.
54′ Kurti dhe Melo marrin vendin e Opeh dhe Myrtës te Laçi.
52′ Minuta të qeta në fillimin e pjesës së parë.
46′ Nis pjesa e dytë. Gega ul në stol Koten dhe Janjevën, teksa aktivizon Ismailin dhe Bytyçin.
45+1′ Mbyllet pjesa e parë me rezultatin 1-0 për Partizanin.
45′ Akordohet 1 minutë shtesë.
45′ Laçi gjen golin, i cili anulohet për pozicion jashtë loje. (VIDEO)

40′ GOOOL! Partizani 1-0 Laçi/ Eleke nxjerr golin nga hiçi, teksa portieri Molla nuk largoi si duhet rrezikun. Festë te “demat”. (VIDEO)
38′ Prodani gjen Mjakin. Ky i fundit pason për Tresën, i cili teston Qirkon që has vështirësi. (VIDEO)
34′ Bullari ndëshkohet me karton të verdhë, pasi fiton faull. Shkak bëhet ndërhyrja ndaj Sembenes.
32′ Karton i verdhë për Taipin, i cili proteston ndaj kryesorit.
32′ Minuta të mira tashmë për Laçin, që del përpara dhe fiton këndore.
29′ Mehmeti ndëshkohet me karton të verdhë për faullin ndaj Manellarit. (VIDEO)
27′ Taipi pason në zonë për Bintsukën. Sulmuesi i Partizanit fiton një këndore.
24′ Eleke pason Bintsukën, që provon të gjejë golin. Goditja e tij ndalet dhe nuk përbën rrezik për portierin Molla. (VIDEO)
19′ Partizani me fat, pasi Myrta gabon në momentin e fundit. Ishte Bullari që bëri gjithçka mirë duke fituar duelin me Sembenen, por Myrta nuk ia doli të finalizojë. (VIDEO)
16′ Laçi del përpara. Në fund është Mjaki që nuk ia del të mbërrijë topin e pasuar në krahun e djathtë të sulmit.
13′ Qirko grushton goditjen e Bullarit, i cili rezulton më pas se ishte pozicion jashtë loje. (VIDEO)
12′ Molla largon me vështirësi harkimin e Kotes. Partizani mbetet përpara. (VIDEO)
12′ Taipi tenton krosimin në zonë, por topi i tij devijohet në këndore.
8′ Eleke përfiton nga gabimi i Lleshit. Sulmuesi i Partizanit nuk gjen Padstrelaun, ndërsa goditja e Taipit më pas është për t’u harruar. (VIDEO)
7′ Kristian mbyll hapësirat për Bintsukën, për të cilin ishte Taipi që tentoi një vertikalizim. Kontrollon portieri Molla.
6′ Partizani mundohet të diktojë ndeshjen në minutat e para.
1′ Nis ndeshja në “Arena e Demave”.
FORMACIONET ZYRTARE
PARTIZANI: Qirko, Janjeva, Mehmeti, Eleke, Padstrelau, Kote, Preka, Bintsuka, Taipi, Sembene, Domgjoni
Trajner: Skënder Gega
LAÇI: Molla, Lleshi, Tresa, Bullari, Myrta, Bibo, Manellari, Prodani, Mjaki, Opeh, Kristian
Trajner: Françesko Moriero
PANORAMASPORT.AL













