VIDEO/ “Silura” e Dejvi Bregut nuk mjafton, Dinamo i dhuron fitoren Hajdukut të Splitit
Paraqitja dinjitoze dhe goli magjik i Dejvi Bregut, nuk kanë mjaftuar që Dinamo e Ilir Dajës, të largohet me një rezultat pozitiv nga stadiumi “Poljud” duke u mposhtu me përmbysje 2-1 nga kroatët vendas.

Në minutën e 37-të, skuadra shqiptare kaloi e para në avantazh, me anë të Dejvi Bregut, që me një gjuajtje të kalibruar nga jashtë zonës, e dërgoi topin në trekëndësh, duke çuar peshë zemrat e tifozëve blu. Pjesa e parë u mbyll me epërsinë 0-1 të Dinamos, ndërkohë që në fragmentin e dytë të sfidë, vendasit arritën të përmbysnin gjithçka.
Fillimisht ishte 17-vjeçari Durdov, që vendosi baraspeshën e përkohshme, ndërkohë që në minutën e 63-të, një gafë e kapitenit Bruno Dita në mbrojtje, i dhuroi golin e fitores Hajdukut që arriti të shinonte me anë të Bambës.
Pavarësisht humbjes, shanset e Dinamos për një kualifikim në duelin e kthimit në “Air Albania”, pas 1 jave duken reale. Edhe pse me diferenca të frikshme për sa i përket vlerës në treg, skuadra shqiptare në pjesën më të madhe të ndeshjes, luajti si e barabartë me Hajdukun e Splitit.
FT: HAJDUK SPLIT – DINAMO 2-1
Durdov 48′, Bamba 63’/ Bregu 36′
KOMENTI LIVE:
Mbyllet sfida!
90+3′ Doçi provon me një gjuajtje nga distanca, tentativa e tij devijohet dhe shkon në këndore. (VIDEO)
90′ Akordohen 8 minuta shtesë!
85′ Daja kryn 3 zëvendësime, largohen Vila, Bregu dhe Qefalija, në fushë Qardaku, Berisha dhe Doçi.
74′ Bruno Dita largohet nga fusha i dëmtuar, vendin e tij e merr Neziri.
69′ Hajduku kryen zëvendësimin e radhës, largohet autori i golit të parë Durdov, në lojë Rebiç.
67′ Zëvendësim te Dinamo, largohet Meksi, vendin e tij e merr Bekim Maliqi.
64′ GOL HAJDUKU 2-1/ Gafë foshnjarake në mbrojtje e Bruno Ditës, përfiton sulmuesi Bamba që nuk fal, duke përmbysur shifrat. (VIDEO)
60′ Gjyqtari akordon fillimisht penallti pas ndërhyrjes së Bruno Ditës brenda zonës, por pas konsultës me VAR-in, kthehet vendimi. Nuk ka penallti. (VIDEO)
59′ Hajduku bën dy zëvendësime, largohen Brajkoviç dhe Kalik, në lojë Bamba dhe Benrahou.
58′ Shans për Dinamon, pas një harkimi nga këndi, por lojtarët e skuadrës shqiptare nuk përfitojnë. Kontrollon gjithçka portieri. (VIDEO)
55′ Pranë golit të dytë Hajduku me Kalik, por fati është sërish me Dinamon. Shpëton për mrekulli porta e Teqjas. (VIDEO)
48′ GOL HAJDUKU 1-1/ Vendasit gjejnë shumë shpejt baraspeshën me anë të 17-vjeçarit Durdov. (VIDEO)
46′ Starton pjesa e dytë!
Mbyllet pjesa e parë!
45′ Akordohen 3 minuta shtesë!
45′ Fantastik Aldo Teqja, që i thotë sërish “jo” Livajës, duke i mohuar një gol të sigurt. (VIDEO)
36′ GOOOOL DINAMO 0-1/ Eurogol i Dejvi Bregut! Çmenden në festë shqiptarët. Fantastik vlonjati, që me një predhë nga distanca ka shmangur portierin e skuadrës kroate. (VIDEO)
32′ Kapiteni Livaja, provon të shënojë me thembër, shtylla shpëton portën e Teqjas. I pafat ish-sulmuesi i Interit. (VIDEO)
27′ Përgjigjet Dinamo në këto momente me Dejvi Bregun. Tentativa e vlonjat shkon jashtë kuadratit. (VIDEO)
26′ Shpëton për mrekulli porta e Dinamos, ishte sërish Durdov, që sfumoi një mundësi shënimi. Me fat skuadra shqiptare në këto momente. (VIDEO)
22′ Shans i artë i kroatëve, për të shënuar me Durdov, pas një gabimi të Lorran, por vendimtare ndërhyrja e portierit Teqja, që mban portën e Dinamos të paprekur. (VIDEO)
17′ Nani “flirton” me eurogolin, vendimtare ndërhyrja e portierit Ivusiç. Pranë golit skuadra shqiptare (VIDEO)
14′ Brajkoviç provon me një gjuajtje nga distanca, ndërhyn portieri Teqja që largon rrezikun në këndore. (VIDEO)
10′ Aksion i bukur i kroatëve, Kalik shfaqet rrezikshëm në zonë, por i vëmendshëm portieri Teqja, që neutralizon gjithçka. (VIDEO)
3′ Sinjalin e parë të rrezikshëm e jep Dinamo me Zabërgjën, që provon të shënojë një supergol. Vendimtare ndërhyrja e portierit. (VIDEO)
2′ Dueli nis tepër i luftuar, Pajaziti ndërhyn në mënyrë të gabuar në gjurin e Zabërgjës, i cili qendron në tokë dhe rrezikon dëmtimin. (VIDEO)
1′ Starton sfida, atmosferë elektrizuese në shkallët e stadiumit!
FORMACIONET ZYRTARE

PANORAMASPORT.AL













