VIDEO/ Sherr në fushë dhe mbledhje urgjentë, kaos në fund të ndeshjes mes Teutës dhe Tiranës

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Dhjetor 13, 2025 | 22:00

VIDEO/ Sherr në fushë dhe mbledhje urgjentë, kaos në fund të ndeshjes mes Teutës dhe Tiranës

Ndeshja mes Teutës dhe Tiranës në “Niko Dovana” është mbyllur me barazimin 1-1, por edhe me momente shumë të tensionuara.

bandicam 2025-12-13 21-35-20-374

Pasi gjyqtari vërshëlleu për fundin e takimit, kishte përplasje mes futbollistëve të dy skuadrave në fushë dhe pat momente tensioni, aq sa u desh ndërhyrja e stafeve për të shmangur situata që mund të përshkallëzoheshin.

SHIH VIDEON

Rezultati në fund nuk ka kënaqur asnjë nga dy skuadrat dhe kjo u pa edhe nga fakti që në të dy kampet kishte mbledhje urgjente në dhomat e zhveshjeve. Drejtuesit e Teutës dhe Tiranës kishin takime me futbollistët e ekipeve përkatëse pas mbylljes së sfidës, si një sinjal ndaj skuadrës në fund të një ndeshje ku qartësisht të dy palët pritnin më shumë.

PANORAMASPORT.AL