Postuar: Dhjetor 25, 2025 | 19:04
VIDEO/ Pretendimet e Tiranës, bardheblutë akuzojnë lojtarin e Elbasanit për grusht ndaj Markut
Elbasani dhe Tirana u përballën dje në “Elbasan Arena”, ndërsa ndeshja u mbyll me barazim 1-1. Kaosi përfshiu takimin në minutën e 72-të, kur gjyqtari Laver Alla akordoi penallti në favor të verdhebluve.

Përplasjet në zonën e Tiranës nuk munguan pas 11-metërshit që u dha. Te Tirana pretendojnë se Henri Marku u godit nga Fatjon Bunjaku i Elbasanit.
“Panorama Sport” iu sjell edhe videon e episodit ku akuzohet Bunjaku. Tirana qëndroi 10 minuta jashtë fushës së blertë.
Tirana ka protestuar dy herë për gjykimin në javët e fundit. Fillimisht e bënte me Teutën në Durrës.
Pretendimet e Tiranës: (VIDEO)
PANORAMASPORT.AL













