VIDEO/ Penalltia nderon Partizanin, Egnatia bie në “Arena e Demave” dhe mban të hapura llogaritë për Final Four
Partizani ka mposhtur Egnatian me rezultatin 1-0 në “Arena e Demave”. Sfida e javës së 34-t në Superiore u vendos nga goli i Kekos. Ky i fundit shënoi nga penalltia që fitoi Kote në pjesën e dytë.

Sfidës nuk i mungoi tensioni, por në fund 3 pikët i buzëqeshën Partizanit. “Demat” mbeten në zonën e Final Four me 1 pikë më tepër se Elbasani.
Egnatia, pavarësisht formës së keqe në ndeshjet e fundit, vazhdon e pashqetësuar në vendin e parë. Skuadra e Tetovës numëron 3 pikë më tepër se Dinamo dhe Vllaznia.
REZULTATI PËRFUNDIMTAR
PARTIZANI 1-0 EGNATIA
62′(p) Keko
NGJARJET KRYESORE
90+6′ Mbyllet ndeshja me fitoren e Partizanit, 1-0.
90+4′ Karton i verdhë për Qirkon.
90+2′ Janjeva ndëshkohet me karton të verdhë.
90′ Akordohen 4 minuta shtesë.
87′ Leo Melo merr vendin e Alijev tek Egnatia.
86′ Egnatia pranë barazimit me Lushkjan. Traversa e ndal sërish. (VIDEO)
84′ Domgjoni shtrëngon dhëmbët për shkak dëmtimi. Egnatia ka pretendime për penallti. (VIDEO)
75′ Guindo merr vendin e Bakajoko tek Egnatia. Kote dhe Eleke largohen, futen Janjeva dhe Padstrelau.
72′ Eleke nuk ia del të kontrollojë topin e dhënë nga Bintsuka. Kundërsulm i rrezikshëm nga vendësit.
68′ Jahaja merr vendin e Kasës tek Egnatia.
66′ Lushkja pranë supergolit, por traversa ia mohon. (VIDEO)
66′ Aleksi ndëshkohet me karton të verdhë.
62′ GOOOL! Partizani 1-0 Egnatia/ Keko kalon “demat” në avantazh nga penalltia. Ishte Kote që fitoi 11-metërshin në “Arena e Demave”. Kjo është edhe penalltia e parë që shënohet në kampionat nga kryeqytetasit. (VIDEO) + (VIDEO)
61′ Karton i verdhë për Lushkjan që proteston.
56′ Keko rrezikon kartonin e dytë të verdhë dhe rrjedhimisht atë të kuq. (VIDEO)
55′ Miqtë largojnë topin nga zona pas harkimit nga goditja e dënimit. (VIDEO)
53′ Partizani zhvendoset në mesfushën e Egnatias gjatë pjesës së dytë. Sërish mungojnë goditjet drejt portës.
46′ Nis pjesa e dytë.
45+5′ Mbyllet pjesa e parë me rezultatin 0-0.
45+2′ Fangaj ndëshkohet me karton nga Hamiti.
45′ Akordohen 2 minuta shtesë.
39′ Eleke nuk arrin të godasë në momentin e fundit. Dajsinani kontrollon topin. (VIDEO)
33′ Egnatia vazhdon të ketë kontrollin e lojës.
23′ Karton i verdhë për Fernandon nga Egnatia. Nga Partizani ndëshkohet Keko.
20′ Kote harkon nga këndorja. Gjuajtja e Domgjonit përfundon jashtë. (VIDEO)
20′ Alijev largon topin e harkuar nga Ismaili. Goditje këndore për Partizanin.
18′ Egnatia mbetet përpara duke pasur kontrollin e lojës. Mungojnë rastet e rrezikshme.
13′ Zeka i lë vendin Bintsukës, pasi nuk ia del i dëmtuar.
11′ Zeka ka nevojë për ndihmën e stafit mjekësor.
10′ Kote godet me kokë pas harkimit të Zekës. Dajsinani pret pa problem. (VIDEO)
7′ Egnatia qarkullon topin në minutat e para.
1′ Nis ndeshja në “Arena e Demave”.
FORMACIONET ZYRTARE
PARTIZANI: Qirko, Buxhelaj, Domgjoni, Preka, Bytyçi, Ismaili, Mehmeti, Kote, Keko, Eleke, Zeka
Trajner: Skënder Gega
Egnatia: Dajsinani, Dylys, Alijev, Fangaj, Fernando, Aleksi, Zejnullai, Ujka, Kasa, Bakajoko, Lushkja
Trajner: Edlir Tetova
GJYQTARËT
Arbitër kryesor: Eldorjan Hamiti
Asistent arbitër i 1-rë: Ilir Tartaraj
Asistent arbitër i 2-të: Elvis Gjoka
Arbitri i katërt: Ditmir Grimci
VAR: Indrit Myrtja
PANORAMASPORT.AL













