VIDEO/ Penalltia e mohuar në derbi, Partizani reagon duke publikuar pamjet: Ndikoi drejtpërdrejt në fatet e titullit kampion

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Maj 10, 2026 | 15:03

VIDEO/ Penalltia e mohuar në derbi, Partizani reagon duke publikuar pamjet: Ndikoi drejtpërdrejt në fatet e titullit kampion

Partizani U-18 u mposht dje nga Tirana U-18 me rezultatin 0-1 në stadiumin “Arena e Demave”. Bardheblutë fituan edhe titullin kampion, ndërsa Partizanit U-18 i bënte punë vetëm fitorja në sfidën e javës së fundit.

Screenshot 2026-05-10 150219

Të kuqtë kanë publikuar pamjet duke pretenduar për një penallti të mohuar në minutën e 72-të, që mund të ndryshonte fatin e sfidës. Gjyqtari Gerard Çokaj e konsideroi si episod të rregullt, për të vijuar lojën normalisht nga fundorja.

“Një penallti e pastër e padhënë nga gjyqtari Gerald Çokaj në favor të Partizanit U18 rezultoi episodi që ndikoi drejtpërdrejt në fatet e titullit kampion në finalen ndaj Tiranës.

Ky është momenti i penalltisë së mohuar për të kuqtë”, shkruan “Partizani Channel” në reagimin e publikuar pas derbit.

Pretendimi për penallti: (VIDEO)

PANORAMASPORT.AL