VIDEO/ Partizani fiton miqësoren me Vorën, diferencën e bën kartoni i kuq dhe dyshja Toma-Keko
Vora dhe Partizani janë ndeshur sot në një miqësore që u ka shërbyer të dy skuadrave për të mbajtur në formë sportive futbollistët para se të nisin pushimet e gjata në përfundim të sezonit. Një miqësore që është fituar me shifrat 3-1 nga të kuqtë, por ku diferencën e kanë bërë një karton i kuq dhe emrat e njohur në repartin e avancuar të kryeqytetasve.

Në sfidën ku dy skuadrat e nisëm me formacione mikse, me titullarë të zakonshëm por edhe lojtarë të rinj apo ata që kishin qenë më shpesh alternativa në stol, në pjesën e parë ishte Vora që kaloi në avantazh me anë të Torrajt.
SHIH VIDEON
Në fraksionin e dytë të lojës, Partizani u shfaq më ngulmues dhe mori një ndihmë nga Vinicius i skuadrës së Vorës, pasi një reagim i tepruar i tij ndaj Tomës solli edhe kartonin e kuq, duke lënë ekipin vendas me 10 lojtarë që në minutën e 58.
SHIH VIDEON
Partizani përfitoi nga epërsia numerike dhe ia doli që të gjente shpejt golin e barazimit pikërisht me Tomën.
SHIH VIDEON
Të kuqtë u hodhën në sulm dhe kërkuan një tjetër gol, por u ndëshkuan nga kundërsulmi i Prengajt, i sinjalizuar më pas në pozicion jashtë loje.
SHIH VIDEON
Më pas, e kishte radhën Albers Keko të kthehej në protagonist kryesor. Ai fillimisht i dha avantazhin Partizanit në minutën 77 e me një gjuajtje me kokë.
SHIH VIDEON
Më pas, sulmuesi vulosi rezultatin përfundimtar 3-1 me një aksion individual, duke i dhënë suksesin Partizanit në këtë miqësore në stadiumin e Vorës.
SHIH VIDEON
VORA-PARTIZANI 1-3
28’ Torraj / 72′ Toma, 77′, 84′ Keko
PANORAMASPORT.AL













