VIDEO/ Partizani e nxori jashtë planeve, ish-sulmuesi i “demave” debuton me gol vendimtar në Hungari

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shtator 14, 2025 | 21:42

VIDEO/ Partizani e nxori jashtë planeve, ish-sulmuesi i “demave” debuton me gol vendimtar në Hungari

Blesing Eleke ishte një nga lojtarët, që doli jashtë planeve të Partizanit pas sezonit të kaluar. Dje ndërkohë ka debutuar te Kazincbarcikai në Hungari.

Screenshot 2025-09-14 104113

Eleke ishte vendimtar për skuadrën e tij në Kupën e Hungarisë. Sulmuesi nigerian shënoi golin e vetëm të ndeshjes, ndërsa Kazincbarcikai mposhti Ivanskën në transfertë.

Kështu Eleke me shokët e skuadrën kaluan më tej në Kupë. Sfida ishte e vlefshme për fazën e 1/32-ave.

Goli i Elekes: (VIDEO)

EMANUEL LOCI-PANORAMASPORT.AL