VIDEO/ Partizani e bën dramë me gol në minutën e 91-të, zgjohet në fund dhe përmbys Bylisin
Bylis dhe Partizani do të masin forcat prej orës 13:30. Ky takim në Ballsh është i vlefshëm për javën e 23-të të Superiores dhe vlen për mbijetesën.

Ndeshja ishte e çmendur, për atë çfarë prodhoi pjesa e parë ku pati raste të pastra, pretendime për penallti nga dy ekipet dhe golin e debutuesit Fokam te Bylisi. Përmbysja e Partizanit të Kërnajës erdhi në minutat e fundit ku protagonistë ishin Toma dhe Hjumen.
Tashmë të kuqtë me 30 pikë janë 4 pikë mbrapa Dinamos së vendit të katërt. Këto të fundit do të luajnë nesër derbin me Tiranën.
Bylisi i Mirel Josës ndërkohë mban vendin e tetë, me po aq pikë sa Tirana. Vetëm 1 pikë më pak numëron Flamurtari, që mbyll tabelën e renditjes dhe për javën e 23-të të Superiores do të përballet me Egnatian.
REZULTATI PËRFUNDIMTAR
BYLIS 1-2 PARTIZANI
29′ Fokam – 81′ Toma, 90+1′ Hjumen
NGJARJET KRYESORE
90+5′ Mbyllet ndeshja, Partizani fiton 1 me 2.
90+1′ GOOOL! Bylis 1-2 Partizani/ Përmbysje e çmendur e “demave”, Hjumen shënon në shtesë. (VIDEO)
90′ Akordohen 3 minuta shtesë.
81′ GOOOL! Bylisi 1-1 Partizani/ Gol i papritur me rastin e parë të artë në pjesën e dytë. Shënon Toma për Partizanin pas harkimit perfekt të Bytyçit. (VIDEO)
79′ Bylisi humbet mundësinë e artë për golin e dytë. Topi përfundon jashtë.
76′ Përndreca i lë vendin Kampulas te Bylisi.
69′ Dos Santos merr vendin e Fokam, ndërsa Stoilov të Adeduros te Bylisi.
68′ Atanaskoski dhe Murataj marrin vendin e Kolës dhe Ismailit te Partizani.
67′ Asnjë rast i rrezikshëm i krijuar deri tani në pjesën e dytë.
56′ Kontreras merr vendin e Sidibe te Partizani.
54′ Devijohet gjuajtja e Përndrecës dhe Bylisi fiton një këndore.
48′ Ozols i Bylisit kontrollon pa problem goditjen e Hjumen nga distanca.
46′ Nis pjesa e dytë. Ualison merr vendin e Koxhi tek Bylisi. Fadairo të Isgandarlit dhe Shabani të Qakës te Partizani.
45+5′ Mbyllet pjesa e parë, Bylis 1-0 Partizani.
45+1′ Qaka ka nevojë për ndihmën e stafit mjekësor. Shtrëngon fillimisht dhëmbët duke çaluar.
45′ Akordohen 4 minuta shtesë.
45′ Qirko i mohon golin e dytë Bylisit duke devijuar topin në këndore. (VIDEO)
44′ Adeduro ndëshkohet me karton të verdhë te Bylisi për ndërhyrjen ndaj Ismailit.
41′ Sidibe gjen rrjetën e jashtme te Partizani. Të kuqtë mundohen të rikthejnë baraspeshën. (VIDEO)
38′ Rabiu merr vendin e Sulovarit te Bylisi.
36′ Pretendim për penallti te Partizani. Sidibe rrëzohet në zonë. Gjyqtari Lata vendos të vijojë lojën, më pas VAR konfirmon vendimin e fushës. (VIDEO)
35′ Sulovari mbyll ndeshjen para kohe te Bylisi për shkak dëmtimi.
29′ GOOOL! Bylis 1-0 Partizani/ Qirko ndal fillimisht topin e goditur nga Koxhi. Nga përgjumja e prapavijës së Partizanit përfiton Fokam, i cili gjen golin në debutim. (VIDEO)

29′ Bylisi pranë golit. Qirko dhe Bytyçi shpëtojnë “demat”. (VIDEO)
24′ Faull në sulm nga Sulovari ndaj Buxhelajt. Ky i fundit largoi topin e harkuar nga Koxhi.
20′ Bylisi mbrohet mirë, ndërsa Toma krosoi topin në zonë. Sfida ka ritëm në Ballsh.
13′ Tjetër rast i artë për Partizanin. Hjumen nxjerr Tomën në zonën e Bylisit. Ky i fundit e dërgon topin jashtë. (VIDEO)
9′ Hjumen del i vetëm përballë portierit të Bylisit. Ozols bën heroin dhe sfida vijon me rrjeta të paprekura. (VIDEO)
5′ Pretendime për penallti te Bylisi. Adeduro pretendon për ndërhyrje nga Qaka. Gjyqtari Lata vijon lojën. (VIDEO)
4′ Bylisi shfaqet në zonën e Partizanit. Fillimisht Dimov nuk arrin të godasë, më pas goditje e Përndrecës përfundon jashtë.
1′ Nis me 5 minuta vonesë ndeshja në Ballsh për shkak të mungesës së ambulancës.
FORMACIONET ZYRTARE
Bylis: Ozols; Negru, Përndreca, Adeduro, Dimov, Sulovari, Ofori, Koxhi, Marku, Fokam, Përgjoni
Trajner: Mirel Josa
Partizani: Qirko; Buxhelaj, Sembene, Bytyçi, Kola, Ismaili, Qaka, Hjumen, Sidibe, Toma, Isgandarli
Trajner: Oltijon Kërnaja
PANORAMASPORT.AL













