Postuar: Janar 31, 2026 | 18:28
VIDEO/ Panik në ndeshjen e Superiores, mbrojtësi i Partizanit bie pa ndjenja! Ambulanca futet menjëherë në fushën e lojës
Minuta e 85-të e ndeshjes Partizani-Elbasani solli momente paniku, ndërsa ndeshja ishte 2 me 1 në favor të kryeqytetasve. Saliu Sembene ra pa ndjenja në fushën e stadiumit “Arena e Demave”.

Ambulanca u fut menjëherë në fushë, ndërsa edhe stafi mjekësor dha ndihmën e shpejtë. Sembene u përmend, ndërsa nuk u transportua menjëherë me ambulancë drejt spitalit.
Sembene u largua me barelë drejt ambulancës, që sapo kishte dalë nga fusha. Ndeshja ndërkohë u ndërpre për pesë minuta nga gjyqtari Eldorjan Hamiti.
Episodi me mbrojtësin Saliu Sembene: (VIDEO)
Pamje nga LSA: (VIDEO) + (VIDEO) + (VIDEO) + (VIDEO)
PANORAMASPORT.AL













