VIDEO/ Pak lojë dhe shumë tension, Egnatia vazhdon në Kupë dhe largon Teutën nga Europa

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Mars 4, 2026 | 23:54

VIDEO/ Pak lojë dhe shumë tension, Egnatia vazhdon në Kupë dhe largon Teutën nga Europa

Egnatia ka siguruar praninë në gjysmëfinalet e Kupës së Shqipërisë duke iu falur fitores në ndeshjen e parë ndaj Teutës.

bandicam 2026-03-04 21-27-01-335

Rrogozhinasit kishin triumfuar 2-1 në Durrës në duelin e parë dhe vinin në sfidën e dytë me idenë për të mbrojtur këtë avantazh. Kjo bëri që ndeshja të ishte jo edhe aq e bukur për t’u parë, me raste me pikatore dhe me shumë përplasje e tension që sillnin ndalesa të vazhdueshme.

Ndaj në fund shifrat 0-0 ishin imazhi më i qartë i asaj që dhuruan dy skuadrat në fushë, por me rrogozhinasit të cilëve u mjaftoi për të festuar kalimin në turin tjetër.

EGNATIA-TEUTA 0-0

NGJARJET KRYESORE

90’+8’ Mbyllet ndeshja me barazimin pa gola.

90’+7’ Pas një goditje këndi, Zhongo ka shansin të shënojë golin për të çuar ndeshjen në shtesë por topi bllokohet. (VIDEO)

90’+5’ Fangaj ndëshkohet me të verdhë.

90’+5’ Rrogozhinasit humbin mundësinë për të shënuar pas një kundërsulmi, pasi Buriç dhe Jahaja nuk ia dalin të gjejnë kontaktin me topin. (VIDEO)

90′ Jepen 5 minuta shtesë.

86’ Zhongo ndëshkohet me të verdhë pas një ndërhyrje ndaj Jahaja.

83’ Pas ekzekutimi të këndores, një devijim në zonën e Teutës nuk gjen portën e mbrojtur nga Selmani.

82’ Jahaja hyn në zonë nga e djathta, pasimi i tij në qendër devijohet në këndore.

78’ Jazxhi dhe Ismajli marrin vendin e Votlait dhe Boçit në radhët e Teutës.

77’ Jahaja merr vendin e Albaneze në radhët e Egnatias.

76’ Toli është futbollisti i radhës i ndëshkuar me të verdhë.

74’ Tandilashvili shtohet në listën e të ndërshkuarve me të verdhë për vonesa loje.

73’ Runei dhe Arifi hyjnë në fushë në vend të Dacit dhe Jurgens në radhët e Teutës.

71’ Edhe Ruçi përfundon i ndëshkuar me të verdhë, pas një faulli në sulm. Shumë nervozizëm në këto minuta në fushën e lojës.

69’ Albaneze ndëshkohet me karton të verdhë për vonesa loje.

64’ Xheferson dhe Buriç hyjnë në fushën e lojës tek Egnatia, ndërsa largohen Adjesa dhe Rodrigues. Ky i fundit ndëshkohet me të verdhë për vonesa gjatë zëvendësimit.

62’ Trifoni merr vendin e Gonçalves në radhët e Teutës.

59’ Albaneze gjen hapësirë dhe tenton nga distanca, shënjestra është plotësisht e gabuar. (VIDEO)

48’ Jurgens hyn me shpejtësi në zonë në të djathtën, gjuan në ecje e sipër por nuk gjen portën në shtyllën e parë. (VIDEO)

47’ Albaneze rrezikon të verdhin për simulim pasi rrëzohet në zonë në një dyluftim shpejtësie me Selmanin.

46’ Nis pjesa e dytë e ndeshjes.

45’+1′ Mbyllet pa gola pjesa e parë.  

45′ Jepet 1 minutë shtesë.

42’ Protesta të durrsakëve për një shtyrje në zonën e rrogozhinasve ndaj Boçit, gjyqtari lë lojën të vazhdojë.

35’ Toli gjuan në kufijtë e zonës, Alijev devijon sferën në këndore.

31’ Harkim i rrezikshëm i Albaneze nga e majta, Selmani del e kontrollon sferën.

26’ Një harkim nga e djathta e sulmit të Teutës, detyron portierin e Egnatias të dalë me një grushtim.

23’ Daci gjuan nga distanca, Tandiashvili pret pa probleme në qendër.

16’ Harkim nga e majta e sulmit të rrogozhinasve në shtyllën e dytë ku Ruçi gjuan me kokë, por godet shtyllën e portës së Selmanit. (VIDEO)

13’ Gjuajtje e fortë e Albaneze në zonë, Zhongo bllokon sferën që po shkonte drejt portës.

9’ Rast i artë për durrsakët, pasi gjuajtja e Jurgens devijohet dhe çon sferën te Daci. Goditja e këtij të fundit ndalet nga portieri i Egnatias. (VIDEO)

1’ Nis dueli në Rrogozhinë.

FORMACIONET ZYRTARE

EGNATIA: Tandiashvili, Alijev, Poçi, Fangaj, Haime, Kryeziu, Fernando, Ruçi, Rodrigues, Albaneze, Adjesa.
Trajner: Edlir Tetova

TEUTA: Selmani, Zhongo, Kotobelli, Përgjoni, Toli, Votlai, Maçolli, Jurgens, Boçi, Gonçalves, Daci.
Trajner: Enkelejd Dobi

PANORAMASPORT.AL