VIDEO/ Nuk ka fitues mes Vorës dhe Partizanit, të kuqtë i ndalin shtylla dhe traversa

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Nëntor 5, 2025 | 0:04

VIDEO/ Nuk ka fitues mes Vorës dhe Partizanit, të kuqtë i ndalin shtylla dhe traversa

Vora dhe Partizani kanë ndarë pikët sot në ndeshjen e zhvilluar mes tyre në “Arenën e Demave”, në një përballje mes dy skuadrash që luftojnë për të qëndruar larg zonës së ftohtë të klasifikimit.

bandicam 2025-11-04 17-51-53-356

Ka qenë një ndeshje që dhuroi pak emocione, me të kuqtë që kishin iniciativën, por jo shënjestrën e duhur për të rrezikuar me gjuajtjet e vazhdueshme nga jashtë zonës.

Rastet e vërteta të ndeshjes erdhën në pjesën e dytë, kur Janjeva goditi fillimisht shtyllën e më pas traversën për skuadrën e Partizanit. Por në fund rrjeta nuk u tund dhe barazimi pa gola, pa skuadrat të ndanin pikët.

VORA 0-0 PARTIZANI

NGJARJET KRYESORE

90’+6’ Mbyllet pa gola ndeshja.

90’+5’ Ruçi ndëshkohet me të verdhë për vonesa.

90’+4’ Janjeva i afrohet përsëri rrjetës teksa gjuan nga e djathta por sfera ndalet nga traversa, përplaset në tokë pa kaluar vijën fatale dhe kthehet në lojë. (VIDEO)

90’+2’ Tabaku ndëshkohet me të verdhë për protesta.

90’+1’ Hjumën shfaqet në të djathtën dhe tenton portën, sfera shkon në duart e Ruçit në pozicion.

90’ Jepen 5 minuta shtesë.

85’ Gjuan edhe Atanaskoski nga e majta, sfera shkon jashtë katërkëndorit.

83’ Partizani i afrohet golit me një goditje këndi, pasi devijimi i Janjevës çon topin në shtyllën e portës së Vorës. (VIDEO)

82’ Falzagiç merr vendin e Dalipit në radhët e Vorës.

79’ Ismaili shfaqet në anën tjetër para zonës, gjuan por sheh tentativën e tij nga distanca të bllokohet nga mbrojtësit.

78’ Bardhi harkon nga e djathta e sulmit, sfera kalon pasqyrën e portës pa u devijuar nga askush.

78’ Garsia dhe Hjumën hyjnë në fushë në vend të Isgandarli dhe Kotes në radhët e Partizanit.

76’ Isgandarli tenton vetë me një gjuajtje tokazi në shtyllën e parë, sfera shkon jashtë. (VIDEO)

75’ Isgandarli nis një top interesant në qendër nga e majta, sfera shkon në duart e Ruçit.

72’ Felipe dhe Zuna hyjnë në fushë në vend të Adeloje dhe Dakës në radhët e Vorës.

71’ Gudjufi nga e djathta tenton harkimin i cili kthehet në gjuajtje drejt portës por kalon mbi traversë.

68’ Janjeva ndëshkohet me karton të verdhë.

66’ Vora i afrohet golit me Tabakun, i cili gjuan fluturimthi në hyrje të zonës, por çon sferën mbi traversë. (VIDEO)

64’ Në zhvillimin e goditjes së dënimit, topi shkon te Dumbia i cili gjuan në mënyrë krejtësisht të gabuar nga distanca.

63’ Vrapi ndëshkohet me të verdhë pas një faulli pranë zonës.

62’ Gudjufi pason për Tomën i cili provon me roveshatë, por pa gjetur portën e Ruçit. (VIDEO)

56’ Gudjufi provon nga distanca, shënjestra është shumë e gabuar.

54’ Harkim nga e djathta në zonën e Partizanit, Adeloje me kokë gjuan mbi traversë. (VIDEO)

54’ Edhe Preka nuk vazhdon dot më dhe lë fushën e lojës i dëmtuar duke i bërë vend Mehmetit.

53’ Barjamaj dhe Tabaku marrin vendin e Vinicius dhe Gecit në radhët e Vorës.

51’ Pas një goditje këndi, Daka kthen topin me kokë në qendër, por askush nuk përfiton.

46′ Nis pjesa e dytë e ndeshjes me Janjevën në vend të Markut në radhët e Partizanit.

45’+4′ Mbyllet pa gola pjesa e parë.

45’+2’ Adeloje tenton nga e djathta, devijimi i Qirkos shpëton të kuqtë nga goli. (VIDEO)

45’+2’ Bytyçi ndëshkohet me karton të verdhë.

45’+2’ Dëmtimi i Skukës te faulli është më i rëndë se sa mendohej dhe lojtari del me barrelë i përlotur, për t’i bërë vend Tomës. (VIDEO)

45’ Jepen 3 minuta shtesë.

43’ Vinicius ndëshkohet me karton të verdhë pasi ndal në mënyrë të gabuar Skukën.

36’ Bardhi nga e djathta merr mirë fundoren dhe pason në qendër, por sfera nuk devijohet drejt portës nga futbollistët e Vorës.

28’ Skuka me të majtën vazhdon të gjuajë nga distanca, pa gjetur portën.

24’ Kote është futbollisti i radhës i të kuqve i cili tenton nga distanca, sfera shkon jashtë katërkëndorit. (VIDEO)

20’ Partizani është më agresiv duke bërë presing të lartë, duke mos lejuar Vorën të organizohet.

16’ Ismaili tenton nga distanca, Ruçi është përsëri i vëmendshëm dhe mbërthen sferën.

14’ Një pasim nga e majta shkon te Skuka i cili gjuan nga një pozicion ballor por çon sferën në duart e Ruçit. (VIDEO)

11’ Kote tenton të hyjë në zonë, rrëzohet pas një kontakti me Dalipin por për gjyqtarin nuk ka asgjë. (VIDEO)

4’ Daka dhe Bardhi kombinojnë në të djathtën, pasimi në qendër largohet nga Kote i vëmendshëm.

1′ Starton sfida!

FORMACIONET ZYRTARE

VORA: Ruçi, Repaj, Kasalla, Bardhi, Vrapi, Dalipi, Adeloje, Daka, De Oliviera, Shehi, Geci

Trajneri: Arian Bellai

PARTIZANI: Qirko, Atanaskoski, Bytyçi, Ismaili, Skuka, Gudjufi, Isgandarli, Kote, Preka, Marku, Doumbia

Trajneri: Oltijon Kërnaja

PANORAMASPORT.AL