VIDEO/ Një penallti e kontestuar vendos duelin e mbijetesës, Teuta thuajse e shpëtuar shtyn Laçin drejt Kategorisë së Parë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Prill 12, 2025 | 23:53

VIDEO/ Një penallti e kontestuar vendos duelin e mbijetesës, Teuta thuajse e shpëtuar shtyn Laçin drejt Kategorisë së Parë

Teuta ka marrë tre pikë shumë të rëndësishme në duelin ndaj Laçit, në një finale të mirëfilltë për mbijetesën, duke hedhur një hap shumë të sigurt drejt mbijetesës.

bandicam 2025-04-12 17-08-41-344

Në një ndeshje të barabartë, diferencën në fund e ka bërë një penallti e kontestuar e akorduar nga gjyqtari Barjamaj, me Llocin i cili nuk ka gabuar nga pika e bardhë për të shënuar golin e fitores.

Kështu, Teuta i largohet edhe më shumë zonës së ftohtë, ndërsa Laçi e sheh veten në fund, me shanse minimale tashmë për mbijetesën pasi nuk është më gjithçka në dorën e kurbinasve.

TEUTA 1-0 LAÇI
85′ (p) Lloci

NGJARJET KRYESORE

90’+7’ Mbyllet ndeshja me fitoren 1-0 të Teutës.

90’+5’ Tafas ndëshkohet me të verdhë, pak sekonda pasi trajneri Hodo kërkonte të tillë.

90’+4’ Kapllani merr vendin e Tomës në radhët e Teutës.

90’+3’ Nxehen gjakrat në fushën e lojës, tension mes lojtarëve të dy skuadrave. (VIDEO)

90’ Jepen 6 minuta shtesë.

90’ Bibo merr vendin e Lleshit në radhët e Laçit.

86’ Traore dhe Myrta marrin vendin e Bullarit dhe Kordeiros në radhët e Laçit.

85’ GOOOL TEUTA! Lloci shënon nga pika e bardhë e penalltisë. (VIDEO)

83’ Kristian dhe Shabani ndëshkohen me karton të verdhë për protesta.

80’ Penallti për Teutën! Pas një goditje dënimi, topi harkohet në zonë ku Molla nuk gjen dot topin por godet Zhongon. Gjyqtari Barjamaj bën shenjë nga pika e penalltisë mes protestave të kurbinasve. (VIDEO)

76’ Pas një goditje këndi, Opeh gjuan me kokë, por ndalet nga Tafas. (VIDEO)

74’ Zhongo ndëshkohet me karton të verdhë.

69’ Beshiraj provon nga jashtë zonës, gjuajtja e tij lë për të dëshiruar.

62’ Panik në zonë e kurbinasve, me disa harkime radhazi të ekipit durrsak, por askush nuk arrin të shtyjnë sferën drejt rrjetës.

51’ Një top i Vilës gjen Beshirajn në zonë, Mjaki ndërhyn në momentin vendimtar duke i mohuar gjuajtjen para portës.

49’ Rast i mirë për durrsakët, pasi Beshiraj nga e djathta vë në rrezik prapavijën kurbinase, ndërsa më pas është Lloci i cili gjuan nga jashtë zonës, por Molla devijon jashtë. (VIDEO)

46’ Beshiraj dhe Çyrbja hyjnë në fushën e lojës në fillimin e pjesës së dytë në vend të Gjinollarit dhe Peposhit në radhët e Teutës.

45’+1’ Mbyllet pa gola pjesa e parë.

45’ Jepet 1 minutë shtesë.

43’ Kurti ndëshkohet me karton të verdhë pas një ndërhyrje të gabuar ndaj Llocit.

41’ Rasti i artë për kurbinasit pasi një gjuajtje te Kordeiros devijohet dhe shkon te Mjaki i cili i vetëm para portierit nuk arrin të kalojë Tafas. (VIDEO)

34’ Kristian mundohet të nxjerrë të vetëm në zonë Bullarin por sulmuesi nuk kupton sugjerimin e tij.

31’ Kordeiro ekzekuton një goditje dënimi ballore, sfera ndalet në duart e portierit Tafas. (VIDEO)

30’ Kotobelli ndëshkohet me karton të verdhë.

20’ Toma rrëzohet në zonë pas një përplasje me Opeh, por gjyqtari sinjalizon lojën të vazhdojë.  (VIDEO)

15’ Kurti niset me shpejtësi drejt portës, por Tafas mbërrin i pari topin dhe fiton faull. (VIDEO)

11’ Harkim i Tresës nga e djathta, Kordeiro në qendër nuk ia del të kontrollojë i vetëm para portës.

8’ Sfida me shumë ritëm në minutat e parë, pasi situatat zhvendosen nga një anë në tjetrën, por skuadrat gabojnë pasimin e fundit pranë zonës kundërshtare.

2’ Peposhi hyn në zonën e skuadrës kurbinase nga e djathta, gjuajtja e tij kalon mbi traversë. (VIDEO)

1’ Fillon takimi në Durrës.

FORMACIONET ZYRTARE

Teuta: Tafas; Zhongo, Jazxhi, Kotobelli, Kruja, Peposhi, Boçi, Lloci, Toma, Vila, Gjinollari

Trajner: Bledar Hodo

Laçi: Molla; Mjaki, Lleshi, Kristian, Prodani, Opeh, Shabani, Kurti, Bullari, Tresa, Kordeiro

Trajner: Françesko Moriero

GJYQTARËT

Arbitër kryesor:  Kreshnik Barjamaj

Asistent arbitër i 1-rë: Marjus Qose

Asistent arbitër i 2-të: Emigers Ganxhi

Arbitri i katërt: Erjon Bastari

VAR: Albert Doda

AVAR: Orlando Kuka

PANORAMASPORT.AL