VIDEO/ Një autogol mban Teutën mes pretendentëve, fitore me sforco minimale ndaj Bylisit
Teuta ka siguruar një fitore më shumë të rëndësishme për moralin, teksa ka mundur 1-0 Bylisin në një duel që përcaktonte në këtë pikë të sezonit se cila mes skuadrave do të bashkohej me grupin e skuadrave që synojnë katërshen e parë.

Ndeshja e sotme mes dy skuadrave në Durrës është vendosur nga një episod në pjesën e dytë, kur Abazaj devijoi në portën e vet gjuajtjen e Votlait, ndërsa më pas Uallison u ndal nga traversa në kërkimin e golit të barazimit.
Pjesa tjetër e ndeshjes ishte shumë luftë në mesfushë e pak raste para portave, me Teutën që në fund iu gëzua këtyre tre pikëve të arta për klasifikimin.
TEUTA-BYLIS 1-0
62′ (ag) Abazaj
NGJARJET KRYESORE
90’+6’ Mbyllet ndeshja me fitoren 1-0 të Teutës.
90’ Jepen 5 minuta shtesë.
89’ Uallison lë fushën e lojës për t’i bërë vend Sulovarit te Bylisi.
88’ Bylisi rrezikon përsëri në krahun e djathtë të sulmit me Abazajn i cili gjuan por gjen përgjigjen e mbrojtjes e më pas shkakton faull në sulm.
83’ Vidal i lë vendin në fushë Vilës në radhët e Teutës.
79’ Jakub nga e djathta ka hapësirë për të arritur fundoren e pasuar në qendër, ku sfera devijohet në këndore nga Abazaj. (VIDEO)
74’ Ofori, Malomo dhe Koxhi i lënë vendin në fushë Përgjonit, Indio Oliveirës dhe Peraltës.
73’ Doka merr vendin e Votlait në radhët e Teutës.
72’ Fadairo nga e djathta shmang një lojtar dhe harkon në qendër ku sfera nuk devijohet nga askush dhe shkon në fundore. (VIDEO)
71’ Jakub tenton nga distanca pas një goditje dënimi, sfera devijohet në këndore.
68’ Predhë e Uallison nga jashtë zonës, traversa shpëton katërkëndorin e vendasve. (VIDEO)
64’ Rrezik para portës së Teutës pas një aksioni nga e majta të ballshiotëve, Zhongo devijon dhe rrezikon autogolin duke çuar topin jashtë ngjitur me shtyllën.
62’ GOOOL TEUTA! Një sulm i shpejtë i durrsakëve nga e djathta i Fadairo, çon topin te Votlai i cili gjuan dhe gjen devijimin e Abazajt në portën e tij. Protesta të Abazajt i cili kërkon faull gjatë aksionit, por VAR-i cilëson të vlefshëm golin e vendasve. (VIDEO)
61’ Jakub nga e djathta harkon në zonë ku Vashu grushton me vështirësi para devijimit të Zela.
59’ Përndreca ndëshkohet me karton të verdhë.
59’ Fadairo dhe Zela hyjnë në fushë në vend të Boçit dhe Beshirajt në radhët e Teutës.
54’ Kamara nga e djathta gjen hapësirën dhe harkon në zonë, sfera devijohet e shkon përsëri te Selmani.
53’ Pas zhvillimit të një goditje dënimi, Malomo tenton të harkojë në zonë ku çon sferën direkt në duart e Selmanit.
48’ Vidal harkon në zonë ku Beshiraj gjuan me kokë, pa e kthyer sferën drejt portës.
47’ Selmani ndal një inkursion të rrezikshëm të Mustafa, por aksioni është i pavlefshëm për pozicion jashtë loje.
46’ Nis pjesa e dytë pa ndryshime në radhët e dy ekipeve.
45’+2’ Mbyllet pa gola pjesa e parë e ndeshjes.
45’ Jepen 2 minuta shtesë.
44’ Koxhi merr topin në mesfushën kundërshtare, sheh hapësirë para tij dhe gjuan pa gjetur katërkëndorin e Selmanit.
38’ Teuta rrezikon me një goditje këndi, por në fund Abazaj fiton faull në zonën e tij, duke ulur ritmin e durrsakëve.
32’ Ballshiotët ekzekutojnë goditjen e dënimit, pro Uallison shkakton faull ndaj Selmanit i cili grushtoi sferën. (VIDEO)
31’ Toli ndëshkohet me karton të verdhë për një faull ndaj Koxhi.
29’ Beshiraj krijon hapësirë dhe gjuan në portë, por gjyqtari sinjalizon për prekje topi me dorë të sulmuesit. (VIDEO)
21’ Vidal nis një vertikalizim për Beshirajn, Vashu del dhe ndal sferën, por pa shmangur një goditje këndi. (VIDEO)
18’ Teuta krijon aksionet më të rrezikshme sulmuese, pa gjetur hapësirën për të gjuajtur përballë Vashu.
12’ Top në thellësi për Beshirajn i cili niset i vetëm drejt portës, Vashu del dhe largon sferën.
4’ Përgjoni depërton mirë në krahun e majtë duke hyrë në zonën e ballshiotëve, por Vashu kontrollon sferën. (VIDEO)
1’ Nis takimi në ”Niko Dovana”.
FORMACIONET ZYRTARE
TEUTA: Selmani, Gabriel, Zhongo, Toli, Përgjoni, Votlai, Maçolli, Vidal, Boçi, Jakub, Beshiraj.
Trajner: Enkelejd Dobi
BYLISI: Vashu, Abazaj, Marku, Kamara, Përndreca, Ofori, Malomo, David, Uallison, Koxhi, Mustafa.
Trajner: Mirel Josa
PANORAMASPORT.AL













