Postuar: Tetor 20, 2025 | 12:54
VIDEO/ Nga reagimi ndaj Morieros te tensioni në stolin e Flamurtarit, si reagoi Trashi pas zëvendësimit
Sfida e djeshme mes Flamurtarit dhe Partizanit prodhoi disa episode dhe po ashtu shumë tension. Një nga momentet më të veçanta të ndeshjes u regjistrua në zëvendësimin e kapitenit Lorenc Trashi.

Françesko Moriero vendosi ta largojë mbrojtësin e Flamurtarit, pasi kishte shkaktuar autogol. Trashi u afrua te Moriero duke reaguar për zëvendësimin, ndërsa trajneri vetëm aprovoi me kokë.
Më tej pati tension në stolin e Flamurtarit ku ishte e nevojshme ndërhyrja e pjesës tjetër. Kuqezinjtë e humbën me rezultatin 1-0 ndeshjen në Vlorë. Pas shtatë javësh në Superiore kanë 2 pikë të grumbulluara.
Zëvendësimi i Lorenc Trashit dhe reagimi: (VIDEO)
PANORAMASPORT.AL













