Postuar: Mars 7, 2026 | 23:03
VIDEO/ Ndodh në Kategorinë e Parë, sulmuesi mërzitet pasi shoku i skuadrës tund rrjetën
Një episod i pazakontë ndodhi në Kategorinë e Parë. Po luhej ndeshja mes Pogradecit dhe Korabit, kur Friman Pius riktheu baraspeshën në minutën e 16-të.

Pius kishte mundësinë edhe të pasonte te Lleshaj që ishte i vetëm në zonë, por vendosi ta zgjidhte vetë. Xhorxho Lleshaj nuk e priti aspak mirë.
Sulmuesi i Pogradecit duket se u shfaq i mërzitur, që Pius rrezikoi rastin e artë për barazimin. Kështu sfida me Korabin regjistroi rezultatin 1 me 1 pas 16 minutave lojë.
Goli i Pius dhe reagimi i Xhorxho Lleshajt: (VIDEO)
PANORAMASPORT.AL













