VIDEO/ Ndizet sfida delikate, Vllaznia i kujton Tiranës momentin më të errët në histori

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shkurt 24, 2026 | 18:43

VIDEO/ Ndizet sfida delikate, Vllaznia i kujton Tiranës momentin më të errët në histori

Vllaznia po përgatitet maksimalisht për sfidën me Tiranën. “Klasikja” e futbollit shqiptar është rezervuar për të premten, prej orës 19:00 në stadiumin “Loro Boriçi”.

Screenshot 2026-02-24 184302

Kuqeblutë postuan së fundmi një video promovuese, përpara sfidës me bardheblutë. Dhe çdo gjë nis nga sfida e 27 majit të vitit 2017, kur Vllaznia barazoi pa gola me Tiranën që ra nga kategoria.

“Kur ‘Loro Boriçi’ mbushet. Historia ndryshon! ‘Klasikja nuk luhet nga shtëpia’”, shkruajnë kuqeblutë. Ajo ditë kujtohet edhe si momenti më i errët në historinë e Tiranës.


View this post on Instagram

A post shared by KF Vllaznia (@kfvllaznia)

PANORAMASPORT.AL