Postuar: Prill 19, 2026 | 23:04
VIDEO/ Ndizet derbi i kryeqytetit! Kërnaja shkon te tifozët e Partizanit dhe jep premtimin e madh, zbulohet çfarë u bisedua në fundin e sfidës ndaj Bylisit
Partizani nuk shkoi më shumë se barazimi 1 me 1 ndaj Bylisit në shtëpi, teksa në fundin e sfidës, trajneri i të kuqve, Oltjon Kërnaja, shkoi te tifozët e pozicionuar te tribuna për karshi, të cilët i kanë kërkuar fitoren në derbin ndaj Tiranës ditën e shtunë.

Gjatë bisedës, zbulohet se tekniku i “Demave”, ua ka premtuar tifozëve të Partizanit, se do të arrijnë të dalin fitimtarë në derbin e kryqytetit, ndaj rivalëve të përjetshëm të Tiranës.
Bisedës iu bashkua edhe Valentino Murataj, i cili ishte në të njëjtën linjë me trajnerin, duke karikuar kështu “Demat e Kuq”, në prag të duelit të zjarrtë.
SHIKONI PAMJET: VIDEO
PANORAMASPORT.AL













