VIDEO/ Moviola e Vora-Flamurtari, vorakët duan tri penallti

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shkurt 2, 2026 | 20:11

VIDEO/ Moviola e Vora-Flamurtari, vorakët duan tri penallti

Skuadra vorake ka pretenduar për tri momente penalltie ndaj Flamurtarit, por në asnjërën prej këtyre pretendimeve gjyqtari Enea Jorgji, nuk ka denjuar që të përdorte e të shikonte momentet e diskutueshme, përveçse në pretendimin e penalltisë së tretë, kur komunikoi me sistemin VAR.

Screenshot 2026-02-02 201110

MINUTA E 33-të: Vora pretendon për penallti. Shehi ul topin e topi preket me dorë nga mbrojtësi vlonjat, por Enea Jorgji jep pozicion jashtë loje për Shehin. Faktikisht në këtë moment kishte prekje të topit me dorë në kohën që Shehi ul topin me kokë për Kasallën, por më parë pozicioni nga ku erdhi krosimi për te Shehi nga Zuna, ishte i parregullt e me të drejtë gjyqtari Jorgji ka vijuar lojën. (VIDEO)

MINUTA e 69-të: Pretendim i dytë për penallti nga ana e Vorës. Çantakias bën një ndërhyrje ndaj Adeloye Folahan në kufirin e hyrjes brenda zonës, që humb ekuilibrin dhe aty Vega largon fuqishëm topin. Por gjyqtari Jorgji vazhdon lojën. Ky moment ishte shumë i diskutueshëm, pasi nga pamjet shohim vënien e dorës mbi kurrizin e Folahan, pavarësisht se lojtari nuk u rrëzua në tokë ai humbi ekuilibrin për të gjuajtur. Këtu ka vende për diskutime dhe pretendimi i Vorës është i drejtë, sepse gjyqtari duhej të kontrollonte pamjet në monitorin e fushës, por jo vetëm që se bëri, ai nuk komunikoi as me sistemin VAR. Ndoshta ai kishte të drejtë, por gjithsesi si rast i diskutueshëm duhej kjo ndihmë prej tij. (VIDEO)

MINUTA E 87-të: Pretendim për tretën herë për penallti nga Vora Krosimi në zonë nga Kasalla, kërcen me kokë Adeloye Folahan, topi bie në dorën e mbrojtësit vlonjat, Çantakias, por përsëri Enea Jorgji vazhdon lojën dhe nuk shkon as tek monitori për të parë momentin. Nga pamjet duket qartë se topi ka qëndruar pak sekonda në dorën majtë të mbrojtësit vlonjat gjatë uljes dhe këtu mendojmë, se ai ka gabuar mund të jepte penallti për Vorën. (VIDEO)

PANORAMASPORT.AL