VIDEO/ Mbrojtje inekzistente, Dinamo dorëzohet pa kushte! Polakët e Jagiellonias triumfojnë me 3 gola në duelin e parë
Dinamo e Ilir Dajës është mposhtur me rezultatin 3 me 0 në duelin e parë të “play off”-it të Ligës së Konferencës ndaj polakëve të Jagiellonias.

Vendasit e kanë dominuar sfidën, duke krijuar shumë raste shënimi, teksa ra në sy performanca e dobët në mbrojtje e skuadrës së Ilir Dajës. “Arnimet” në repartin difensiv, duket se e bënë të pamundur misionin e grupeve për skuadrën shqiptare, që tashmë do t’i duhet një mrekulli, për të përmbysur rezultatin në sfidën e kthimit që do të zhvillohet pas 1 jave në “Air Albania”.
FT: JAGIELLONIA-DINAMO 3-0
Imaz 12′, Pululu 34′, Uojtuszek 50′
KOMENTI LIVE:
Mbyllet sfida!
90′ Akordohen 4 minuta shtesë!
89′ Mundësi e shkëlqyer për Dinamon, me Jonuzin, por gjuajtje e tij ndalet nga portieri. (VIDEO)
82′ Dinamo kryen zëvendësimin e fundit, largohet Bregu, vendin e tij e merr Aniekan Xhejms.
71′ Trajneri Daja kryen dy zëvendësimet e radhës, largohen Gasama dhe Lorran në fushë Jonuzi dhe Neziri.
63′ Kundërsulm i rrezikshëm i Dinamos, por Bernard Berisha nuk shërben siç duhet.
59′ Dinamo provon të krijojë aksion të rrjedhshëm, teksa gjuajtja e Bernard Berishës, shkon mbi kuadrat.
57′ Dy zëvendësime te Dinamo, largohen Hekuran Berisha dhe Beqja, në fushë Maliqi dhe Gudiabi.
50′ GOL JAGIELLONIA 3-0/ Dinamo e pafuqishme, vendasit shënojnë edhe të tretin me Uojtuszek. (VIDEO)
49′ Pranë golit të tretë Jagiellonia, shpëton për mrekulli porta e Dinamos.
46′ Starton pjesa e dytë!
Mbyllet pjesa e parë!
45′ Akordohen 2 minute shtesë!
36′ Dinamo provon të kundërpërgjigjet me Dejvi Bregun që provon nga goditja e dënimit, por topi shkon ngjitur me shtyllën. (VIDEO)
34′ GOL JAGIELLONIA 2-0/ Mbrojtja e “arnuar” e Dinamos “fut ujë”, vendasit shënojnë edhe golin e dytë me Pululun, që gjuan saktë brenda zonës, duke përshëndetur rrjetën. (VIDEO)
26′ Pranë golit të dytë Jagiellonia me Imaz, por tentativa e tij në afërsi të pikës së penalltisë, shkon mbi kuadrat.
22′ Dinamo provon të fitojë terren, duke shtyrë përpara, por janë të vend0sur mjaft mirë vendasit e Jagiellonias.
12′ GOL JAGIELLONIA 1-0/ Mbrojtje e brishtë e Dinamos, vendasit gjejnë rrugën e rrjetës me Imaz. Futbollisti përfiton nga gabimi i portierit Teqja. (VIDEO)
9′ Ndeshja ka nisur me aksione mjaft të bukura nga të dyja portat, teksa vendasit shfaqen më kërkues, duke rrezikuar ndjeshëm portën e Teqjas. Pululi provon me të djathtën brenda zonës, tentativa e tij ishte qendrore.
5′ Shans i artë për Dinamon, me Dejvi Bregun, që del i vetëm përballë portierit, gjuan, por topi përplaset në trupin e portierit. (VIDEO)
4′ Gabim i portierit Teqja, për pak sa nuk i dhuron golin e avantazhit vendasve. (VIDEO)
1′ Vendasit gjejnë rrugën e rrjetës në sekondën e 45-të me Pululu, por VAR-i shpëton skuadrën shqiptare, pasi goli anulohet për pozicion jashtë loje. (VIDEO)
1′ Starton sfida!
FORMACIONET ZYRTARE
JAGIELLONIA: Abramovicz; Uojtuszek, Bernardo Vital, Kobajashi, Udovik; Pozo, Romanczuk, Flaç; Pietuszevski, Pululu, Imaz
Trajner: Adrian Siemieniec
DINAMO: Teqja; Loran; Aliji, Meksi, Tiago Nani; Karamba, L. Vila, Beqja; B. Berisha, Bregu, Berisha
Trajner: Ilir Daja
PANORAMASPORT.AL













